(VIDEO) Fëmijët që kanë marrë tre doza të vaksinës kundër kollës së keqe do të pranohen në çerdhe

by admin
Spread the love

Kryetari i komisionit për sëmundje Infektive Aleksandar Petliçkovski deklaroi se gjendja me “kollën e keqe” nuk është stabile. Ai theksoi se duhet të respektohet kalendari i imunizimit. Petliçkovski njoftoi se rekomandimi i ri nga KSI nënkupton se pavarësisht nga mosha e fëmijës, nëse vaksinohet me tre doza të vaksinës DiTePer, mund të shkojë në çerdhe, por në gjashtë muajt e ardhshëm duhet edhe të rivaksinohet. “Këtu kemi parasysh fëmijët që nuk janë vaksinuar për arsye të ndryshme si përshembull  gjendja shëndetësore” , tha Petliçkovski.

ALEKSANDAR PETLIÇKOVSKI, KRYETARI I KOMISIONIT PËR SËMUNDJE INFEKTIVE

“Situata nuk është e mirë dhe nuk është stabile dhe në këtë situatë kemi arritur për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të qytetarëve për shumë vite. Të dhënat për 50 % të fëmijëve të pavaksinuar janë një e dhënë shkatërruese për vendin. Ne kemi mbështetje shkencore që imunizimi me tre doza ndihmon. Jemi në prag të një zjarri të ri me morbilie. Është e mundur që në javët në vijim të dalim me masa më të rrepta epidemiologjike, varësisht nga komisioni”.

Profesoresha Aleksandra Grozdanovska nga Komisioni i imunizimit tha se gjendja imune nuk është aspak e mirë. Ajo theksoi se në rrezik do të vihen edhe të rriturit.

ALEKSANDRA GROZDANOVSKA, NGA KOMISIONI I IMUNIZIMIT

“Ne vlerësuam se një fëmijë i vaksinuar me tri doza në gjashtë muajt e fundit do të jetë i mbrojtur në mënyrë optimale, për të qenë në gjendje të shkojë në kopsht dhe të socializohet, duke theksuar se duhet të bëhet rivaksinimi në gjashtë muajt e ardhshëm. Sistemi imunitar i mbrojtur plotësisht mund të jetë vetëm i tillë”.

Nga e hëna inspektorati sanitar shëndetësor ka filluar me inspektimet e jashtëzakonshme dhe nxjerrjen e vendimeve për ndalimin e pranimit në kopshte të fëmijëve që nuk janë imunizuar me vaksinën DTP, pasi ministria e shëndetësisë pranoi rekomandimet e seancës së kaluar të komisionit për sëmundje infektive.

Sipas raportit të fundit të institutit të shëndetit publik nga data 1 deri më 7 mars janë raportuar 50 raste të reja me kollë të keqe.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

You may also like