(VIDEO) Familjarët e viktimave në spitalin e Tetovës kërkojnë aktakuzë të re

by admin
Spread the love

Familjarët e viktimave në spitalin modular, të premten, në përvjetorin  e kësaj fatkeqësie, do të kërkojnë aktakuzë të re. Mumin Ismaili, njëri nga familjarët tregoi se protesta do të nis nga spitali modular dhe do të përfundoj para Gjykatës Themelore të Tetovës.  Mes tjerash kërkesa e tij ishte që të mos përfshihet politika.

Mumin Ismaili, familjar

“Sapo e dorëzuam njoftimin për protestën që do ta organzojnë familjarët e viktimave nga zjarri i shkaktuar në spitalin modular. Ftoj të gjithë qytetarët të na bashkohen në protestën që do të mbahet të premten nga ora 14:00. Do të mbahet nga hapësirat ku gjendet spitali modular. Kjo shprehje e mllefit tonë nuk duam ta shfrytëzojmë nga asnjë subjekt politik dhe për përftime politike”.

Ai po ashtu u shpreh se në këtë rast është i përfshirë një zinxhir i madh i kësaj fatkeqësie, por përherë politika ka heshtur.

Më 5 qershor përfundoi procesi gjyqësor për veprat penale lidhur me zjarrin në spitalin modular në Tetovë. Me kusht u dënuan drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, ndërsa personi juridik ISHP Spitali Klinik është shpallur fajtor për veprën “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”. Gjykata vendosi të ketë aktvendim lirues për mjekun Boban Vuçevski dhe Spitalin klinik për veprën “Mosveprim sipas rregullave shëndetësore”.

Përndryshe, në një dokumentar hulumtues të përgatitur nga gazetarët e IRL-së, doli në pah që një pjesë të madhe të përgjegjësisë e mbajnë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe kompania BRAKO, pronar i së cilit është Koço Angjushev, ish zv/kryeministër i Çështjeve Ekonomike. Ndërsa, sipas prokurorisë fajin për shkaktimin e zjarrit në spitalin e modeluar e kishte kablli zgjatues elektrik.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like