(VIDEO) Falja e Iliqit, Aleanca kërkon dorëheqjen e Mariçiqit dhe Nuhiut

by admin
Spread the love




Kështu e shprehën revoltën e tyre Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët së bashku me deputetët e kësaj partie duke derdhur ngjyrë të kuqe në hyrje të objektit të Ministrisë së Drejtësisë. Ata këtë veprim e kanë bërë për shkak të listës që e dërgua nga kjo ministri për falje të personave të burgosur tek presidenti, e pjesë e së cilës ishte edhe vrasësi i Almir Aliut, Boban Iliç. Nga Aleanca thonë se zyrtarët e këtij dikasteri, janë në gjendje të bëjnë çmos vetëm për t’i ruajtur postet e tyre.

Omer Ajdini, kryetar i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët

“Sot para Ministrisë së padrejtësisë hodhëm në mënyrë simbolike gjakun e atyre që e pësuan nga po këta kriminelë, në mënyrë që t’u tregojmë se ata janë në gjendje të shkelin mbi këtë “gjak”, vetëm e vetëm që t’i mbrojnë pozicionet e tyre. Turp për ata dhe ne kërkojmë dorëheqje të menjëhershme nga ministri, zëvëndësministri dhe gjithë udhëheqësia të cilët e kanë marrë këtë iniciativë për të kërkuar falje për këta kriminelë”

Nga partia opozitare shtuan se ky skandal është kulmi dhe nuk durohet më, pasi sipas tyre, këta njerëz që i përfaqësojnë popullin janë të gatshëm të shkelin mbi gjakun e Almirit dhe qytetarëve vetëm për t’i mbrojtur pozitat dhe interesat e tyre.

Linda Ebibi /SHENJA/

 


You may also like