(VIDEO) Eurodeputetja: Procesi i anëtarësimit në BE ka shumë dezinformata

by admin
Spread the love

Politikanët ta kuptojnë seriozisht dhe të jenë të sinqertë me votat, ka shumë dezinformata për procesin e anëtarsimit. Kështu ju sugjeron partive politike dhe kandidatëve në zgjedhje, eurodeputetja dhe anëtarja e  Komisionit të Përbashkët Parlamentar Tineke Shtirk, në intervistë për MIA-n. Eurodeputetja thekson se ndryshime kushtetuese patjetër të ketë para se të fillojnë bisedimet për antarsim në Union. Është iluzion, shton ajo, se kjo nuk do të ndodh.

Tineke Shtirk, eurodeputet

 “Ka politikanë që thonë se nuk i pranojnë ndryshimet kushtetuese dhe se do të bisedojnë përsëri ose do ta ndryshojnë radhën e kërkesave. Ato krijojnë iluzion sepse kjo nuk do të ndodh. Kjo është një iluzion i rrezikshëm sepse kjo do të thotë se do të humbet shumë më shumë kohë dhe në fund vetëm do të krijohet shumë më pak mbështetje për qytetarët për në BE, por gjithashtu do të rrezikojmë të humbim momentin akual të negocimit”.

Shtirk fuqishëm e mbështet qëndrimin se vendet anëtare të BE-së, nuk duhet ta keqpërdorin pozicionin e tyre për të vendosur veto si dhe mendon se procesi i anëtarësimin duhet të jetë i bazuar në merita.

Tineke Shtirk, eurodeputet

“E kuptoj që momenti i vërtetë i anëtarësimit, i bazuar në unanimitet, është logjik sepse është vendim shumë i rëndësishëm, por gjithashtu ato vendime nuk duhet të të jenë lëndë e vetos. Ajo duhet të jetë thjeshtë anëtarësim i bazuar në merita dhe nëse Komisioni jep rekomandim se Maqedonia e Veriut është e përgatitur dhe nëse negociatat duhet të fillojnë, mos të ketë mundësi vendi anëtar ta keqpërdor pozicionin e saj, për shkak të dallimeve bilaterale”.

MARKETING



Ajo thonë se duhet gjithashtu të punohet me reformat, posaçërisht në pjesën e sundimit të ligjit, gjegjësisht korrupsionin dhe gjyqësorin.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

MARKETING





You may also like