Video emocionuese tregon shpëtimin e ariut polar që kërkoi ndihmën e njerëzve pasi gjuha i ngeci në kanaçen e metalit (fotot)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në pamje shihen momentet emocionuese kur një këlysh ariu polar u ndihmua nga veterinerët pasi gjuha e tij i ngeci dramatikisht në një kanaçe me të cilën tentonte të ushqehej.

Femra e re e quajtur Monetochka kishte kërkuar ndihmën e njerëzve pasi gjuha i ngeci në kapakun e një kanaçeje qumështi të kondensuar që gjeti në mbeturina.

Grupi i shpëtimit kishte fluturuar në vendngjarje nga 2,000 milje larg nga Moska drejt portit arktik të Dikson, një nga komunitetet më të largëta në botë, pas shpërndarjes së pamjeve të dëshpëruara të ariut.

Mikhail Alshinetsky, kryeveterineri i kopshtit zoologjik të Moskës tha: “Është një ari polar i ri, një femër gati dy vjeçare që i ngeci gjuha në kapakun e mbyllur të kanaces. Kafsha ka kaluar disa ditë më gjuhën e ngecur dhe ajo është enjtur, as nuk mund të hante as nuk mund të pinte”.

“Fatmirësisht arritën ta vinim në gjumë, të hiqnim kanaçen dhe t’i jepnim antibiotikë e mjekime anti-inflamatore”.

Ariu i dobësuar më pas ishte vendosur në një kafaz dhe ishte marrë me helikopter për t’u dërguar drejt tundrës, larg shtëpive ku kishte kërkuar ndihmë.

Veterinerët thanë se e lanë kafshët atje, me një masë furnizimi me peshk për t’u rekuperuar.

“E transportuam kafshën drejt tundrës dhe i bënë injeksionin për t’i rizgjuar”, tha Alshinetsky.

Kompania ruse energjitike e mineraleve Nornickel – ndihmoi në përpjekjet e transportit e shpëtimit.

Më herët një rezident në Dikson ishte përpjekur të hiqte kanaçen nga goja e kafshës kur ajo ishte afruar në shtëpi, por pa arritur ta shpëtonte.

Ekspertët thonë se arinjtë polarë nuk i afrohen kurrë komuniteteve njerëzore në këtë mënyrë.

Aktivistja mjedisore ruse Svetlana Radionova tha për ngjarjen: “Ariu polar u gjet më në fund rreth 3 km larg aeroportit të Dikson. Kafsha shihej në gjendje të dobët prej urisë e etjes”.

Dikson është një nga kolonitë më veriore në botë, e emëruar sipas eksploruesit suedez  Baron Oscar Dickson, dhe ka një popullatë prej vetëm 676 njerëz.

Me heret rezidenti që regjistroi pamjet tha: “Ariu ishte shumë i lodhur dhe erdhi te ne duke nxjerrë jashtë gjuhën e tij, por ishte e pamundur pa i shkaktuar të tjera plagosje dhe njerëzit hoqën dorë”.

Me shumë gjasa ariu kishte gjetur kanaçen në mbeturina teksa kërkonte ushqim dhe më pas erdhi në fshat për të kërkuar ndihmë.

Ekspertët thonë se arinjtë polarë nuk i afrohen kurrë njerëzve përveç rasteve kur janë të dëshpëruar për ushqim.