(VIDEO) Ëmbla kthehet në klasë, turpi mbetet te prindërit e moshatarëve të saj

by admin
Spread the love

Ëmbla Ademi nga Gostivari do të vazhdojë të ndjek mësimin pranë shkollës fillore “Bashkimi”. Asaj nuk do t’i ndërrohen klasat. Ky vendim u morë sot pas takimit që patën kryetari komunës së Gostivarit, Arben Taravari, drejtori i shkollës Ziadin Nuredini, prindi i Ëmblës, Ilir Ademi dhe asistentja personale, defektologia dhe mësuesja e vajzës me sindromën “Down”. Kryetari Taravari tha se nuk ka qenë i informuar për rastrin në fjalë dhe se ky problem duhet të ngrejë alarmin për raste të tjera të ngjashme.

Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit

 “Ky është një alarm i mirë për vetëdijësimin dhe ndërgjegjësimin e  të gjithë qytetarëve ndaj këtyre fëmijëve sepse këto fëmijë janë dhuratë që i kemi prej Zotit dhe duhet të kujdesemi më shumë se për vetëveten, më shumë se sa për fëmijët tanë”.

Babai e Ëmblës e falenderoi Taravarin dhe shpreson që ky rast me vajzën e tij të jetë rasti i fundit.

Ilir Ademi, Babai i Ëmblës

“Faleminderit shumë nga ana e tij që u angazhua që të zgjidhet ky problem, shpresoj që do zgjidhet dhe shpresoj që kjo do të jetë hera e fundit me këto fëmijë, jo vetëm për vajzën time, por në përgjithësi”.

Se Ëmbla kthehet në klasë pranë shokëve, ka njoftuar edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, përmes facebook-ut.

Jeton Shaqri, ministër i Arsimit

“Ata nuk janë të ndryshëm nga të tjerët dhe meritojnë qasje të barabartë në arsim cilësor si gjithë të tjerët. Është një e drejtë themelore dhe ne jemi të detyruar ta mundësojmë, të krijojmë kushte në të cilat çdo fëmijë do të zhvillohet dhe realizojë potencialin e tij të plotë”.

Ëmblën e hoqën nga klasa, pasi prindërit e fëmijëve kishin nënshkruar peticion që ajo të mos mësojë në një klasë me ta vetëm se është me “Down Syndrome”. Ajo e nisi semestrin e dytë në klasë e vetme me asistenten e saj. Ky rasti shkaktoi reagime të ashpra në opinion në vend dhe jasht saj.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like