(VIDEO) Ekspozitë dizajni në Shkup e studentëve të Universitetit Shtetëror “18 Mars” të Çanakalasë

by admin
Spread the love

Si rezultat i bashkëpunimit të Teatrit Shqiptar dhe Universitetit Shtetëror “18 Mars” të Çanakalasë të Republikës së Turqisë, zëvendësministri i Kulturës, Daim Luçi, priti në Shkup drejtues dhe studentë  të këtij fakulteti nga Turqia.

Në fillim u bë hapja solemne e një ekspozite dizajni, të punuar nga studentët e Universitetit të Çanakalasë, ku të pranishmin, më pas kishin fatin edhe të njoftohen me një video të shkurtër se si të njejtat janë punuar nga studentët.

Zëvendësrektorja e Universitetit 18 Mars të Çanakalasë, Erven Karajell, tha se ndjehet tejet e lumtur që po merr pjesë në këtë ngjarje.

ERVEN KARAJELL, ZËVENDËSREKTORE E UNIVERSITETIT TË ÇANAKALASË

“Rektorati i Universitetit “18 Mar” – Çanakkale që nga maji i vitit të kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me zëvendësministrin e Kulturës të Maqedonisë së Veriut, z. Daim Luçi, ndërsa sonte në këtë mbrëmje korriku po fillojmë punën tonë. Pas tërmetit trishtues që përjetoi populli turk, ne vitin akademik atje e vazhduam me platformën – distancë, mirëpo përkundër këtyre peripecive komunikimi ynë ka qenë i përbashkët edhe me profesorët, por edhe me studentët të Fakultetit të Arteve brenda universitetit tonë, që projekti në fjalë të filloj me punën e saj, ndërkaq sonte këtu do të realizojmë ekspozitën dhe punën gati njëvjeçare të tyre”.

Ndërkaq. zv.ministri i kulturës, Daim Luçi, tha se ky aktivitet ka për qëllim që t’i përafrojë kulturat e dy popujve, vëllezër dhe mik, atij shqiptarë dhe turk.

DAIM LUÇI, ZV/MINISTËR I KULTURËS  

“Ne e dimë se Republika e Maqedonisë së Veriut është një ndër shtetet e cila në kontinuitet  është në miqësi të përhershme me Republikën e Turqisë dhe gjithë atë bashkëpunim në kuadër të fushave ekonomike, ne edhe sot jemi këtu për të treguar se edhe në aspektin kulturor vazhdimi është në vijë të njejtë”

Pas hapjes së ekpozitës nga studentët, atyrëve ju ndanë edhe mirënjohje për punën e tyre dhe më pas u mbajtë edhe një shfaqje, e titulluar “Troja”. Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like