(VIDEO) Eksperti Gerald Knaus propozon modelin skandinav të integrimit të Ballkanit

by admin
Spread the love

Eksperti i Çështjeve europiane Gerald Knaus, shpjegon tezën e tij të anëtarësimit të Ballkanit Perendimor më dy faza në Bashkimit Evropian, ashtu siç  është vepruar në 1994 më Finalandën, Suedinë dhe Austrinë.

Knaus, i cili është president i Iniciativës Europiane për Stabilitet propozon anetarësim me dy faza të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian,  në kushtet kur procesi i zgjerimit ka mbetur në vend  për 19 vjet, që nga Samiti i Selanikut në 2003, ku u tha se e ardhmja e vendeve të Ballkanit ishte Bashkimi Europian.

GERALD KNAUS, EKSPERT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

“Ne propozojmë të bëhemi realistë dhe të ndershëm. Bashkimi Europian dëshiron që Ballkani të jetë I qendrueshëm dhe I integruaer. Ekonomitë e Ballkanit kane nevojë të integrohen në një treg të përbashkët europian. Përndryshe nuk ka asnjë shans që të arrihet në nivelin e Rumanisë, vendet Baltike, Polonia dhe Sllovakisë, që të konvergojnë me mesatarën e të ardhurave për frymë me vendet e gjera të Bashkimit Europian”

Knaus deklaron se lufta në Ukrainë dhe sulmi ushtarak i Rusisë e ka transformuar debatin për zgjerimin e Bashkimit Europian. Nëse duam të tregohemi të ndershëm duhet ta pranojmë se premtimet e Beta Nodal të Ballkanit nuk u mbajtën. Edhe Serbia dhe Mali i Zi që po negociojnë nuk duket se po shkojnë gjëkund.

GERALD KNAUS, EKSPERT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

“Hapi i parë është ofrimi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, Ukrainës dhe Moldavisë një shans për t’iu bashkuar një tregu të  përbashkët dhe t’i gëzojnë katër liritë, ku njerëzit mund të lëvizin lirshëm në vendet e Bashkimit Europian si qytetarë të Ballkanit, njësoj siç lëvizin norvegjezët, islandezët dhe rumunët apo bullgarët dhe ku bizneset, mallrat lëvizin lirshëm. Le të punojmë për të bërë diçka të realizueshme siç mund të jetë tregu i përbashkët në 4 vitet e ardhshme”.

Knaus ka komentuar edhe nismat për tregun e  përbashkët rajonal të çuar përpara nga Këshilli Rajonal I Bashkëpunimit  dhe inictiativa e Ballkanit të Hapur. Ai vlerëson se bashkëpunimi racional është gjithmonë i mirëpritur, por nuk zëvendëson tregjet e  përbashkëta europiane, ndër më të mëdhenjtë në botë. Komentet Knaus i ka bërë në intervistën për emisionin “Balkans Debrief” të Qendrës për Europën të Atlantic Council në Washington DC, të drejtuar nga gazetarja Ilva Tare.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like