(Video Ekskluzive) – Konkurrentët e “Love Island” nisen për në Jug të Shqipërisë – Shqip

by admin
Spread the love

Vila më e madhe e dashurisë në vend është gati. Data e nisjes së programit është 3 Shtator, në orën 21:00 në TV Klan.

Sot mësohet se 10 konkurrentët e parë të “Love Island Albania” janë nisur të gjithë me kompaninë “Blue Taxi”, drejt vilës që ndodhet në jug të Shqipërisë.

Në të njëjtën kohë, 10 taksi nga kompania “Blue Taxi” kanë udhëtuar nga TV Klan drejt jugut të Shqipërisë, të sigurt dhe me një kujdes të veçantë, në mënyrë që të mos shihen me njëri-tjetrin para nisjes të spektaklit.

Burime ekskluzive, bëjnë me dije se banorët do të qëndrojnë në hotelet afër vilës.

Siç është treguar edhe më parë, në shtëpi do të futen 10 konkurrentë, të cilët do të gjejnë dashurinë e jetës, por jo vetëm.

Fituesit do të marrin edhe një çmim, i cili tashmë është bërë publik në promon zyrtare dhe do të jetë 50.000 Euro.

Ditën e sotme u zbuluan edhe disa ambiente fantastike të vilës luksoze, të cilat do të kenë një rol kyç në shtëpi, pasi aty do të zhvillohen debatet e zjarrta dhe ndodhi të tjera interesante.

Ndërkohë deri më tani janë zbuluar edhe dy konkurrentët e parë të “Love Island Albania”, Ilda dhe Aleksandro, por pritet që të tjerë konkurrentë të zbulohen në rrjetet sociale të “Love Island Albania”./ Love Island Albania

 

You may also like