(VIDEO) Ejup Alimi dhe Ismet Guri dënohen me 3 vjet e gjashtë muaj burg

by admin
Spread the love

Funksionarët e BDI-së, Ismet Guri dhe Ejup Alimi të cilët kanë qenë të akuzuar për shkatërrimin e materialit zgjedhor janë dënuar me nga 3 vјet e gjashtë muaj burg. Në Gjykatën Penale, ata u gjykuan për herë të dytë, pasi një herë Apeli e shfuqizoi vendimin. Gjykatësja Marija Kletniçka i shfaqi si fajtor për keqpërdorime zgjedhore.

GJYKATA PENALE

“Gjykata potencon se një nga supozimet bazë për sundimin e ligjit është e drejta e zgjedhjes. E drejta e zgjedhjes paraqet kusht pa të cilin asnjë vend nuk mund të paraqitet si demokratike. Duke i vlerësuar faktet, këshilli pas votimit, e mori këtë vendimi: Gjykata të dy të akuzuarit Ismet Guri dhe Ejup Alimi, i dënon me burg në kohëzgjatje prej 3 vјеt e gjashtë muaj”.

Ismet Guri dhe Ejup Alimi më 31 mars 2020 u dënuan me tre vjet e gjashtë muaj burg për rastin “Titanik 3” për shkak të shkatërrimit të materialit zgjedhor në komunën e Çairit në vitin 2013. Gjykata e Apelit në Shkup e anuloi aktgjykimin e shkallës së parë dhe e ktheu rastin nga rigjykim. Edhe aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Themelore Penale nuk është i formës së prerë, përkatësisht palët kanë të drejtë ankese në Apel.

Dy të dënuarit përkohësisht janë të vetmit zyrtarë të shquar të BDI-së që kanë marrë aktgjykim në rastet e hapura nga Prokuroria Speciale Publike .

Sipas përmbledhjeve të tyre, të cilat u lexuan sot në caktimin e dënimit, Guri aktualisht është zv/administrator në Shërbimin e të Ardhurave të Brendshme dhe Alimi këshilltar shtetëror në Ministrinë e Sistemeve Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkomunitare. Alimi dhe Guri për “Titanik 3” u paditën në qershor 2017 për krimin e shkatërrimit të materialit zgjedhor – ata u akuzuan për ndryshimin e disa të dhënave të votimit në Çair në zgjedhjet lokale të vitit 2013.Gjyqi i parë filloi në mars 2018 dhe vendimi u mor pas dy vitesh – më 31 mars 2020. Si të pandehurit ashtu edhe prokuroria, e cila nuk u mjaftua me masën e dënimeve, u ankua për dënimet me burg prej tre vjet e gjysmë.

Pas më shumë se një viti nga vendimi i shkallës së parë, më 28 korrik 2021, Apeli njoftoi se e shfuqizon aktgjykimin dhe e kthen çështjen në rigjykim në Gjykatën Penale, rezultat i së cilës është aktgjykimi i sotëm.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like