(VIDEO) “E Majta” te varri i Enver Hoxhës, reagon LSDM-ja dhe VMRO-ja

by admin
Spread the love




Dy partitë më të mëdh në vend kanë reaguar ndaj vizitës së delegacionit të Partisë E Majta te varri i diktatorit komunist Enver Hoxha në Tiranë.

Partia në pushtet LSDM vlerëson se vizita rikujton se sa kjo parti simpatizon regjimet kriminale. Sipas LSDM-së, partia “E Majta” është parti me idelogji të  njëjtë sikurse VMRO-DPMNE-ja.

LIDHJA SOCIALDEMOKRATE E MAQEDONISË

“Levica” është parti radikale mbështetës i regjimeve autoritare dhe e njëjtë me VMRO-DPMNE-në që si parti kishte instaluar regjimin në vendin tonë. Janë parti të vetme që janë kundër të ardhmes evropiane dhe për çdo ditë garojnë se kush do të ketë qëndrime më radikale dhe më ekstreme”

 

Por, VMRO-ja  e quan partinë e Apasievit “partner joformal të koalicionit LSDM BDI.

VMRO DPMNE

Ndoshta LSDM dhe BDI si trashëgimtarë të komunsitëve ndjehen të kënaqur që ish-Këshilltari i PSP-së, Apasievi është fans i ideologjisë së tyre. Folliranti Apasiev nuk mund që njëkohësisht të përulet para Enver Hoxhës dhe ta kërkojë vendlindjen e Goce Dellçevit. Pozita skizofrene e Apasievit e çoi ta nderojë diktatorin komunist

Partia E Majta dje ka shënuar 38-vjetorin e vdekjes së Enver Hoxhës, ku krerët më të lartë të kësaj partie kanë vizituar varrin e tij.

Partia ka vlerësuar se bashkëpunimi i sinqertë midis popujve të lirë të Ballkanit mund të bëhet vetëm përmes partive të majta politike, në kushte ku popujt e rajonit do të zhvillojnë shoqëri të barabarta, në harmoni dhe stabilitet, pa ndikime imperialiste nga jashtë dhe struktura të korruptuara kuislinge brenda vendeve. /SHENJA/

 


You may also like