(VIDEO) Drejtuesit e partive politike urojnë besimtarë: Të bëhemi të mirë me njëri tjetrin!

by admin
Spread the love

Festën e Fitër Bajramit e kanë uruar edhe kryetarët  e  partive politike në Maqedoninë e Veriut. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar besimtarët që bekimet e muajit të shenjtë të Ramazanit të kenë ndriçuar shpirtërat dhe vatrat familjare.

ALI AHMETI, KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Praktikimi i veprave të mira në shërbim të së mirës së përgjithshme, respekti dhe solidariteti ndërnjerëzor që na i rikujton për çdo vit qofshin kryefjala e përditshmërisë sonë! Qofshin të pranuara agjërimi dhe të gjitha lutjet e bëra! Paçi shëndet, mbarësi e harmoni në çdo hap të jetës suaj”.

Në këto ditë festive ju uroj urime të sinqerta për gëzim, paqe, mirëqenie dhe forcë shpirtërore. Kështu i ka uruar besimtarët muslimane kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYETAR I LSDM-së

“Pikërisht mbi këto vlera, ne bashkërisht e ndërtojmë shoqërinë tonë e cila është e barabartë për të gjithë dhe pikërisht me këtë veçanti e integrojmë shtetin në familjen e madhe evropiane të popujve dhe shteteve”.

Urim për këtë festë ka bërë edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i rastin e festës besimtarëve musliman ju ka uruar shëndet, lumturi dhe mirëqenie.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-së

“Besimtarëve myslimanë ua uroj festën e madhe të Fitër Bajramit. Ju dëshiroj shëndet, lumturi dhe mirëqenie atyre dhe familjeve të tyre. Të njëjtën ua dëshiroj edhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Selaka uruar që kjo festë e madhe për të gjithë besimtarët myslimanë të sjellë paqe, lumturi dhe prosperitet.

MARKETING



ZIADIN SELA, KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT

“Paçi gëzim në zemrat dhe harmoni në familjet tuaja. Sot është një ditë bekimi dhe paqeje, është një ditë për të reflektuar, për të festuar bashkë me familjen dhe për të uruar miqtë e më të dashurit tuaj”.

Ndërkohë, me një video të postuar në rrjetin social Facebook pranë Xhamisë së Larme në Tetovë, urim ka bërë edhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

BILALL KASAMI, KRYETAR I LËVIZJES BESA

“Sot festojmë Fitër Bajramin. Ju uroj që në këtë ditë madhështore familjet tuaja të jenë të bashkuara, të mbushura me plotë gëzim dhe harmoni. Sofrat e të gjithëve të jenë të mbushura plot bereqet e të sundojë dashuria dhe lumturia”.

Për festën e Fitër Bajramit, urime kanë dërguar edhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ai i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi dhe kryetari i Partisë Demokratike Evropiane, Arjanit Hoxha.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

MARKETING





You may also like