VIDEO/ Dramë në “Allianz Stadium”, Juventusi mposhtet nga Udineze dhe i jep “asist” me aromë titulli… Interit

by admin
Spread the love

Humbje dramatike për Juventusin! Bardhezinjtë e Alegrit u mposhtë në “Allianz Stadium” nga Udineze me rezultatin 0-1, duke i dhënë një “asist” me aromë titulli, rivalëve të Interit, që tashmë e shohin veten në krye me një diferencën +8 dhe një ndeshje më pak.  

 

syryrt

Goli i Lautaro Xhanetit në minutën e 25-të, ishte ai që vendosi sfidën. Kjo ishte përballja e tretë radhazi në kampionat që Juventusi nuk fiton, si dhe humbja e 3-të në 24 javë kampionat.

Duket se “Zonja e Vjetër” tashmë është futur në një krizë rezultatesh dhe shikon Milanin t’i bëjë presion me 1 pikë më pak.  Sfidën e radhës Juventusi do e luajë në transfertë ndaj Veronës.  

FT JUVENTUS-UDINEZE 0-1
25′ Lautaro Xhaneti

GOLI I MILIK I ANULUAR PËR DALJEN E TOPIT JASHTË VIJAVE: (VIDEO)

GOLI I LAUTARO XHANETIT (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

JUVENTUS (3-5-2): Sheznji; Gati, Bremer, Aleks Sandro; Ueah, MekKeni, Lokatelli, Rabio, Kambiaso; Milik, Kieza.
Trajner: M. Alegri

UDINEZE (3-5-2): Okoje; Nehuen Perez, Lautaro Xhaneti, Kristensen; Ehizibue, Lovriç, Uollas, Samarxhiç, Zemura; Tovë, Luka.
Trajner: G. Çofi

sdfdfssdfsdfsdfsfdsf

PANORAMASPORT.AL

You may also like