Video dramatike/ Burri me patina sulmohet nga policia teksa vërshonte drejt makinës së mbretit Karl në Londër (fotot)

by admin
Spread the love

Në një tjetër episod çmendurie nga funerali në Londër, një i ri në patina vërshoi mbrëmë në drejtim të makinës së mbretit të ri Karl në një rrugë kryesore, para se të ndalohej nga policët e shumtë .

Personi i panjohur vërshoi me shpejtësi përballë autokolonës mbretërore që shkonte drejt Sheshit të Parlamentit mbrëmë rreth orës 7.40, para se të mundej përtokë nga disa policë që ndodheshin në rrethinat.

Makina e mbretit të ri po shkonte drejt sallës së Westminster për një tjetër natë homazhesh ndaj nënës së tij. Por pas eliminimit të rrezikut mbreti Karl III duket se vijoi udhëtimin e tij pa problem.

Policia tha për të përditshmen MailOnline: “Rreth orës 19:40 teksa automjetet e policisë po hynin në Sheshin e Parlamentit një kalimtar tentoi të kalonte në rrugën para tyre. Oficerët ndërhynë dhe neutralizuan burrin në tokë, për të ndaluar veprimet e tij”.

“Rrjedhimisht oficerët e policisë folën me të riun dhe e lanë të lirë pasi nuk dukej se kishte qëllime të rrezikshme”.