(VIDEO) Dorëhiqen ministri dhe zv/ministrat e BESËS

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ministri i Bujqësisë dhe zv/ministrat nga Lëvizja Besa dhanë dorëheqje nga postet qeveritare. Tashmë ish ministri i bujqësisë Arianit Hoxha tha se nuk mund të jenë me një qeveri me BDI-në për shkak se kjo parti po cenon demokracinë në vend. Ai tha se çarja që kishte filluar me kontestimin e zgjedhjeve për Komunën e Zhelinës, kulmoi dje me ndodhitë në seancën e votëbesimit.

Arianit Hoxha, Lëvizja Besa
“Për shkak të cenimit të demokracisë në zgjedhjet lokale nga ana e këtij pushteti me në krye zëvendës kryeministrin nga BDI, ku u cenua e drejta e demokracisë në vend, me metoda manipuluese që vazhduan për fat të keq edhe dje kur ishte dita më e turpshme e demokracisë së këtij vendi, unë jap dorëheqje nga pozita e ministrit së bashku me dy zëvendës ministrat”

Arianit Hoxha e quajti tradhti veprimin e bashkëpartiakut Kastriot Rexhepi, i cili në moment të fundit ndërroi mendje dhe nuk u paraqit në seancën për shkarkimin e Qeverisë.

Arianit Hoxha, Lëvizja Besa
“Mungesa në seancë është tradhti për partinë sepse ka qenë një ndër iniciatorët. Nëse ka folur nën presion duam ta dëgjojmë nga vetë ai, por nëse ka qenë vendimi i tij është individual dhe nuk ka t bëjë me organet e partisë”

Hoxha theksoi se Lëvizja Besa është e gatshme për koalicion trepalësh me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën për zgjedhjet e ardhshme kurdo që të mbahen.  /SHENJA/

 

 


You may also like