(VIDEO) Dogana parandaloi kontrabandë mallrash me vlerë rreth gjysmë milionë denarësh

by admin
Spread the love

Bëhet parandalimi i tentativës për kontrabandë dhe shmangia e detyrimeve doganore për produkte në vlerë prej 273 mijë denarë, si dhe tentim për eksport të kundërligjshëm të mallit në vlerë prej 192 mijë denarë, kjo, zbuluar gjatë kontrollit të automjeteve kargo në hyrje dhe dalje nga shteti gjatë javës së kaluar. Përmes komunikatës me shkrim, Drejtoria Doganore, njofton se në të njëjtën kohë u parandalua edhe kontrabanda e 100 shisheve “helich plus kolagen”, të cilat një udhëtar donte t’i sillte ilegalisht në vend.

Ata thonë se në rastin e parë importuesi ka dashur t’i shmanget detyrimeve doganore për produkte por se qëllimi është penguar nga një ekip mobil i Departamentit për Kontroll dhe Hetime.

Drejtoria Doganore

“Në rastin e parë, importuesi ka dashur t’i shmanget detyrimeve doganore për produkte në vlerë prej 273 mijë denarë, të cilat ka tentuar t’i fusë kontrabandë me mallin që ka deklaruar për doganim importues. Qëllimi është penguar nga një ekip mobil i Departamentit për kontroll dhe hetime, i cili gjatë kontrollit të një automjeti mallrash të njësisë së doganës në Kumanovë ka gjetur mall të tepërt, 500 metra katrorë laminat dhe 43 mobilie”.

 

Gjithashtu potencojnë se kanë bërë parandalim edhe në disa rraste të tjera. Në vendkalimin kufitar Qafasan për eksportim të paligjshëm të një numri të madh të autopjesëve në vlerë prej afër 200 mijë denarë. Gjatë kontrollit të një automjeti mallrash, drejtuesi i të cilit ka deklaruar se mjeti ishte i zbrazët dhe nuk kishte asgjë për të raportuar, kapet me 241 copë autopjesë të ndryshme të fshehura në hapësirën ndërmjet sediljeve të drejtuesit dhe të pasagjerit, ku për të cilat drejtuesi nuk kishte asnjë dokument.

Sa i përket rastit tjetër, nga drejtoria thonë se gjithashtu në të njëjtën kohë, doganierët e Qafasanit parandaluan kontrabandën e 100 shisheve me kolagjen, të cilat një shtetas shqiptar kërkonte t’i fuste në vend pa i denoncuar. Bëjnë të ditur se ato u zbuluan në tre çanta të zeza, të cilat pasagjeri i kishte fshehur në çantën e shpinës. Raportojnë se në të gjitha rastet malli është konfiskuar, ndërsa kundër të paraqiturve është ngritur kallëzim penal.  /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like