(VIDEO) Dogana konfiskon fletë-obligacione me vlerë 92 milionë dollarë nga një shtetas turk

by admin
Spread the love

Drejtoria e Doganave ka konfiskuar fletë-obligacione në vlerë prej 92 milion dollarësh nga një shtetas turk. Sipas drejtorit të Drejtoisë së Doganave të RMV-së Stefan Bogoev, ky person ka hyrë në vendin tonë përmes një fluturimi të rregulltë. Bogoev thotë se tani do të nisin hetimin financiar për të zbuluar qëllimin e këtij personi që mund të jetë mashtrim i mundshëm ose larje parash.

Stefan Bogoev, drejtor i Drejtoisë së Doganave të RMV-së    

“Zyrtarët doganorë më datë 27.7.2023 në hyrje në shtet konfiskuan 100 fletë-obligacione me vlerën e vetme nominale prej 500 000 dollarë ose me vlerë totale 92 milion dollar tek një udhëtar, shtetas turk, i cili ka arritur përmes një fluturimi të rregulltë nga Stambolli. Atij i’u caktua që të kaloj përmes kanalit të gjelbërt, gjegjësisht se nuk ka mall për të paraqitur, por gjatë konrollit me skaner dhe gjatë kontrollit plotësues dhe të detajuar, fletë-obligacionet i janë gjetur në 4 dosje në një çantë dore të zezë”.

Personit në fjalë, Gjykata Themelore i ka caktuar dwnim me para.

Stefan Bogoev, drejtor i Drejtoisë së Doganave të RMV-së

“Drejtoria e Doganave ka paraqitur kallëzim kompetent deri tek gjykata kompetente. Bashkanagjitur kësaj, pas përfundimit të procedurës gjyqsore, sot Gjykata Themelore Shkup solli vendim, me të cilin merren fletë-obligacionet, kurse personit i është caktuar denim me para, në pajtim me Ligjin për punë me këmbimin valuator”.

Fletë-obligacionet sipas dretorit të Doganave do t’i dorëzohen Agjencisë së Menaxhimit të Pronave. Kurse siç shtoi ai, hetimi i Drejtorisë së Doganave do të vazhdoj me hapjen e hetimit financiar në bashkëpunim me të gjitha trupat relevatë dhe institucionet, në nivel kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like