(Video) “Do ju qëllojmë si qen të tërbuar për fëmijët e vrarë”, gratë ukrainase mesazh rusëve për 8 Marsin

by admin
Spread the love

Gratë ukrainase kanë zgjedhur 8 Marsin si ditën për t’iu ccuar një mesazh të fortë ushtarëve rusë që po vrasin civilë dhe fëmijë në Ukrainë.

Në një video të bërë publike në TikTok, 6 gra që mbajnë mitralozë të veshura me veshje luftarake shprehen se do të shkatërrojnë armikun.

Videoja, e cila ka titra në anglisht, vazhdon me gratë që thonë se nuk do të qëndrojnë më pasive dhe “do ta mbrojnë vendin e tyre nga armiku”.

“Ne do ta shkatërrojmë armikun në çdo pëllëmbë të tokës ukrainase. Në çdo qytet, fshat, pyll dhe fushë. Për çdo fëmijë, grua, plak, shtëpi dhe rrugë të dëmtuara – do t’ju qëllojmë si qen të tërbuar”.

Videoja përfundon me mesazhin: “Lavdi Ukrainës – vdekje armiqve”.

Rruga Press

You may also like