VIDEO/ Disfatë e papritur e Bajernit, mundet në shtëpi dhe sheh Leverkusenin të arratiset

by admin
Spread the love

Bajern Mynih duket se këtë vit mund të humbasë dominimin absolut në futbollin gjerman. Kampionët në fuqi të Bundesligës, të cilët kanë fituar për 11 vitet e fundit radhazi titullin, tashmë e shohin veten 7 pikë pas Bajer Leverkusenit kryesues.

Distanca u thellua pas humbjes së papritur që pësuan sot në fushën e tyre përballë Verder Bremen, duke lënë pikë të arta për klasifikimin. Edhe pse bavarezët dominuan ndeshjen në fushën e tyre, ata u ndëshkuan në minutën e 59 nga Vaiser në atë që rezultoi të ishte goli i vetëm i ndeshjes.

GOLI I VAISER (VIDEO)

Verder triumfoi me shifrat 1-0 dhe u largua nga fundi i tabelës së klasifikimit. Kurse Bajerni mbetet në vendin e dytë, por tashmë me një diferencë prej 7 pikësh nga Leverkuseni i vendit të parë, edhe pse kanë luajtur një ndeshje më pak se “aspirinat”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like