(VIDEO) Diplomatët e “Trojkës së Vajmarit”: Votoni ndryshimet kushtetuese për ta bllokuar Rusinë!

by admin
Spread the love

Ministrat nga “Trojka e Vajmarit” Anna Lirmann, Ministre për Evropën e Republikës Federale të Gjermanisë, Lorence Bunn, Sekretare e Shtetit përgjegjëse për Evropën në Këshillin e Ministrave të Republikës Franceze dhe Shimon Shinkovski Vel Senk, Ministër i Çështjeve Evropiane të Republikën e Polonisë, vazhdojnë edhe sot takimet bilaterale me përfaqësuesit shtetëror. Ata sot kanë zhvilluar takime me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe koordinatorët e grupeve parlamentare. Kryetari Xhaferi e përshëndeti këtë vizitë në çastin e vërtetë dhe e përsëriti përkushtimin e vendit tonë për realizimin e qëllimeve strategjike për anëtarësim në NATO dhe në BE. Deputeti Antonio Milloshoski sot në një deklaratë për media ka përcjellë qëndrimin e shprehur nga VMRO-DPMNE në takimin në Kuvend me ministrat nga trojka e Vajmarit. Milloshoski përsëriti se nuk do të mbështesin ndryshimet kushtetuese si dhe se shumica në pushtet nuk ka dy të tretat për të realizuar atë që ka premtuar.

ANTONIO MILLOSHOSKI, VMRO DPMNE

“Mazhoranca qeverisëse, sipas asaj që u tha në takimin me ministrat, është plotësisht e vetëdijshme se nuk ka dy të tretat për të dhënë atë që vetë, pa konsensus kombëtar, e pranoi si detyrim për ndryshimet kushtetuese të imponuara me kërkesë të Bullgarisë. Dhe së dyti, ajo që u tha në emër të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit për Rindërtim të Maqedonisë, ishte “po” për BE-në, por jo për shantazh nga Bullgaria, e cila nuk ofron asnjë siguri se procesi I integrimeve evropiane nuk do të rifillojë dhe do të bllokohet sërish për shkak të çështjeve irracionale që Bullgaria ka ende ndaj Maqedonisë”.

Kryetari i komisionit për çështje Evropiane nga BDI Arbër Ademi tha se porosia ishte e qartë dhe porosi më të qartë nuk kemi marrë ndonjëherë ,se në qoftë se dëshirjomë të mos i lëmë hapësirë Rusisë atëherë duhet t’i votojmë ndryshimet kushtetuese dhe se takimet janë të së njejtës linjë, pra për të ngritur vetëdijën tek të gjithë ne për rëndësinë e procesit integrues dhe ndryshimeve kushtetuese.

ARBËR ADEMI BDI

“Patëm një takim konstruktiv me ministrat të ashtuqujaturit të Vajmarit, me çka porositë ishin të qarta, nëqoftë se dëshirjomë të mos i lëmë hapësirë rusisë atëherë duhet ti votojmë ndryshuimet kushtetuese. U potencua momenti I rëndësishëm I rrugëtimin evropian, veçanarisht në këto situate pas rrethanave të  reja që nga viti I kaluar edhe të luftës në Ukrainë dhe agresionit të hapur ushtarak Rus, prandaj në qoftë se nuk jeni me Rusinë atëherë I votoni ndryshimet kushtetuese”.

Sekretarja Shtetërore e Francës për Europën Lorens Bun e shprehu mbështetjen që ekziston në Bashkimin Evropian për procesin e zgjerimit dhe për interesin për avancimin e rrugës integruese të vendeve të gjithë rajonit në Union, që do të kontribuojë për stabilitet dhe siguri më të madhe të kontinentit evropian. Ministri Shinkovski vel Senk informoi për të kaluarën historike të tre vendeve, për mospajtimet dhe problemet me të cilat janë ballafaquar në të kaluarën, por edhe për mbështetjen e tyre unike të procesit të zgjerimit dhe bashkimit.  Ministrja Lirman theksoi se në këtë çast, interesat partiakë nuk duhet të shkojnë mbi interest strategjike të shtetit, duke përsëritur se korniza e negocimit që është miratuar nga ana e vendeve anëtare të BE-së, nuk do të ndryshohet dhe e njëjta paraqet bazë për procesin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe se nuk ka kërkesa tjera dhe parakushte tjera për hapjen e kapitujve të negocimit, përveç miratimit të ndryshimeve kushtetuese.

Përfaqësuesit diplomatik të hënën zhvilluan takime me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, Presidentin Stevo Pendarovski dhe Zv/kryeministrin për çështje europiane Bojan Mariçiq.

Kjo është treshja e tretë të diplomatëve europianë që vijnë të diskutojnë për rëndësinë e ndryshimeve kushetuese, pasi para katër ditëve në një mision të tillë ishin ministrat e jashtëm të Austrisë, Çekisë dhe Sllovakisë, Shalenberg, Lipavski dhe Vllahoviq. Medina Ajeti /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like