(VIDEO) Dimitrov: Maqedonia e Veriut nuk ka gatishmëri për të bërë ndryshime

by admin
Spread the love

Çështja me Maqedoninë e Veriut është e rëndësishme, mirëpo përsëri nuk ndodhi asgjë. Nuk ka gatishmëri për ndonjë ndryshim, thotë në një deklaratë për agjencinë e lajmeve “BGNES”, bashkëkryetari bullgar i Komisionit të Përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimore mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Angel Dimitrov. Deklaratat e Dimitrovit vjen pas takimit të javës së kaluar që u mbajt në Shkup.

ANGEL DIMITROV, BASHKËKRYETARI BULLGAR I KOMISIONIT TË HISTORISË

“Ky është një sinjal për qëndrimet e përgjithshme, por para së gjithash për atmosferën në të cilën punon komisioni i përbashkët për çështje historike në takimin e 20-të. Nuk ka gatishmëri për çfarëdo përgatitje”.

Ai ndan përshtypjet e tij për atmosferën në të cilën ishte ulur komisioni javën e kaluar. Sipas tij, televizionet kryesisht janë marrë me propozimin, përkatësisht, siç thotë Dimitrov, më tepër me kërkesën e VMRO-DPMNE-së për shpalljen e referendumit në të cilin Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë do të refuzohej plotësisht.

ANGEL DIMITROV, BASHKËKRYETARI BULLGAR I KOMISIONIT TË HISTORISË

“Kjo atmosferë ishte sfondi në të cilin u zhvilluan bisedat tona. E kam parë qartë shqetësimin e disa kolegëve të mi, sepse disa prej tyre kanë thënë se i nënshtrohen kërcënimeve dhe presioneve kur ndryshojnë diçka në pozicionin e tyre”.

Sa i përket temave të Komisionit, ai thekson se Goce Dellçev është në programin e tyre, tashmë për të tretin vit, por nuk e arrijnë. Dimitrov thotë se Maqedonia duhet të bëjë ndryshime serioze në tekstet shkollore dhe se kjo duhet bërë menjëherë. Ndërsa tekstet shkollore, siç konsideron ai, mund të plotësohen pa shtypur të reja.

Enis Murtezi /SHENJA/

 

You may also like