(VIDEO) Detaje nga sulmi me thikë i pacientit ndaj të punësuarit në spital

by admin
Spread the love

Një punonjës i spitalit të dielën në mbrëmje mbeti i plagosur në spitalin “8 Shtatori”, pasi u ther me thikë nga një pacient.  Ministria e Punëve të Brendshmë informoi se 36 vjeçari me inicialet  D.T., nga Shkupi, punonjës në spital, është lënduar pasi është therur me thikë nga  77 vjeçari me inicialet M.N.po nga  nga Shkupi, pacient në të njëjtin spital. Sipas njoftimit, sulmuesi  së pari në mënyrë agresive ishte sjllë ndaj një punonjësi të spitalit në korridor.

Drejtori i spitalit, “8 shtatori”, Hristjan Kostov tha se pacienti me çrregullim akut psikosomatik, sot del nga spitali.  Kostov theksoi se bëhet fjalë për një pacient të moshuar, i cili tashmë është shtruar për herë të katërt në spitalin “8 shtator” dhe po trajtohet nga kardiomipatia.

HRISTJAN KOSTOV, DREJTORI I SPITALIT “8 SHTATOR”

 “Ngjarja ka ndodhur mbrëmë ku pacienti të cilin ne e njohim, për shkak se po trajtohet për herë të katërt tek ne, ka sulmuar me një thikë të vogël kuzhine një teknik mjekësor. Fatmirësisht punonjësi ynë nuk mbeti i lënduar rëndë, vetëm një prerje në gjoks. Ndryshe, pacienti është duke u trajtuar për kardiomiopati, gjegjësisht insuficiencë kardiake dhe është i shtruar në Repartin e Mjekimit Intensiv”.

Drejtori sqaron se sulmi ka ndodhur kur tekniku mjeksor po i jepte terapi, ndërkaq pacienti në ato momente kishte qenë agresiv dhe i shqetësuar. “Pas ekzaminimit nga mjeku psikiatër u konstatua se bëhet fjalë për çrregullim akut psikomatik”,  theksoi Kostov  duke shtuar se  pacienti nuk ka pasur konstatime psikiatrike gjegjësisht nuk ka pasur ndonjë diagnozë nga psikiatri specialist.

Kostov tha se pacientit i është dhënë qetësues, gjendja e tij është stabile dhe sot do të dalë nga spitali ndërkaq për një javë pacienti duhet të paraqitet te psikiatri specialist për kontroll.

Ndërkaq, Sindikata e pavarur e punonjësve shëndetësorë, reagon ashpër në opinion, për ngjarjen në spitalin “8 Shtatori”.  Në një postim në rrjetet sociale ata kërkojnë që qytetarët e dhunshëm dhe nervoz të cilët kanë nevojë për kujdes shëndetësor të paraqiten të pa armatosur për t’i zgjidhur problemet e tyre shëndetësore.

SINDIKATA E  SHËNDETËSISË

“Kërkojmë nëpërmjet portaleve të mediave publike, rrjeteve sociale, televizioneve dhe shtëpive të lajmeve, që qytetarët e dhunshëm dhe nervozë që kanë nevojë për kujdes shëndetësor, t’i lënë armët dhe thikat në shtëpi ose automjetet e tyre dhe në institucionet shëndetësore të jenë të paarmatosur dhe të përgatiten psiqikisht për të zgjidhur problemet e tyre shëndetësore”.

Nga sindikata  shprehen gjithashtu se Drejtorët e Institucioneve shëndetësore , përmes sigurimit fizike dhe monitorues, të kërkojnë rritjen e sigurisë së punonjësve shëndetësorë gjatë orarit të punës në institucionet shëndetësore.

/SHENJA/

MARKETING



You may also like