VIDEO/ De Bryjn tregon klasin me dy  gola dhe një asist, Mançester Siti i bën presion Liverpulit

by admin
Spread the love

Mançester Siti ka shënuar fitoren e radhës në kampionat, duke mundur në transfertë Kristal Palas me Kevin De Bryjn si protagonistin absolut të ndeshjes që i bashkon për momentin “qytetarët” me Liverpulin në kreun e renditjes.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me golin e Mateta që në minutën e 3-të, por De Bryjn i  mjaftuan 10 minuta të tjera në fushë për të gjetur barazimin me një goditje mjeshtërore në trekëndëshin e portës.

Goli i Ljuis në fillimin e pjesës së dytë i hapi rrugë dominimit të plotë të Sitit, që shënoi me Haland falë asistit të De Bryjn dhe më pas përsëri me belgun në minutën e 70. Eduard shënoi për vendasit në minutën e 86, për të vendosur shifrat përfundimtare 2-4 në favor të Sitit që i bashkohet Liverpulit në kuotën e 70 pikëve, por me një ndeshje më shumë të luajtur.

KRISTAL PALAS-MANÇESTER SITI 2-4
3’ Mateta, 86’ Eduard / 13’, 70’ De Bryjn, 47’ Ljuis, 66’ Haland

GOLI I MATETA (VIDEO)

GOLI I PARË I DE BRYJN (VIDEO)

GOLI I LJUIS (VIDEO)

GOLI I HALAND (VIDEO)

GOLI I DYTË I DE BRYJN (VIDEO)

GOLI I EDUARD (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

You may also like