VIDEO/ De Bryjn kthehet me gol dhe me asist në shtesë, Mançester Siti triumfon me përmbysje përballë Njukasëllit

by admin
Spread the love

Mançester Siti i ka dhënë një mesazh të qartë të gjithë rivalëve për titull se me rikuperimin e yjeve të ekipit të tij, do ta kishin shumë të vështirë që të ndalnin një tjetër marshim të “qytetarëve” drejt trofeut. Prova ka ardhur sot me fitoren me përmbysjen 3-2 të ekipit të Guardiolës përballë Njukasëll, ku Kevin De Bryjn u bë portagonist pas kithimit në fushë në kampionat.

Dëmtimi i Ederson që në minutat e parë prishi disi planet e Guardiolës por skuadra e tij gjithsesi gjeti golin me anë të Bernardo Silvas. Megjithatë, fillimisht Isak barazoi rezultatin e më pas Gordon i dha avantazhin vendasve për të ngjallur shpresat e një fitoreje që mund t’i kthente protagonistë në garën për një vend në katërshe.

Mançester Siti rriti trysninë e sulmeve dhe në minutën e 69, Guardiola hodhi në fushë De Bryjn, i sapokthyer nga një dëmtim i gjatë. Belgut iu deshën vetëm 5 minuta në fushë për të gjetur golin e barazimit me një gjuajtje spektakolare nga jashtë zonës.

Më pas, kur takimi dukej se po shkonte drejt barazimit, ishte një asist i tij i “telekomanduar” i cili gjeti Bob në zonë, ku djaloshi nuk gaboi duke shënuar golin e fitores 3-2 teksa shënohej minuta e parë shtesë e sfidës.

GOLI I BERNARDO SILVA (VIDEO)

GOLI I ISAK (VIDEO)

GOLI I GORDON (VIDEO)

GOLI I DE BRYJN (VIDEO)

GOLI I BOB (VIDEO)

sadsdasdadasdasdassa

PANORAMASPORT.AL

You may also like