(VIDEO) Çupi: Po formojmë një grup deputetësh për diasporën

by admin
Spread the love

Ministri i diasporës Xhemail Çupi është duke formuar një grup deputetësh

Ministri pa resor i angazhuar për diasporën, Xhemail Çupi I cili ishte I ftuar në emisionin debativ në televizionin Shenja, deklaroi  se diaspora jonë duke qenë e preokupuar me hallet tona, as nuk duan t’ia dinë për përçarjet politike. Madje as që u intereson se kush fiton dhe kush I humb zgjedhjet. Sipas  tij, ata dëshirojnë që vendi të zhvillohet.

XHEMAIL ÇUPI, MINISTËR PA RESOR I ANGAZHUAR PËR DIASPORËN

“Dhe, mbi bazën e kësaj ata janë të mërzitur që çdoherë kur vjen puna e vizitave të qeverive nëpër hapësirat e tyre çdoherë lavdërohen për punët e tyre e kështu me radhë. Unë nuk dëshiroj më të shkoj në diasporë në këtë pozicion. Prandaj, kam marrë iniciativë të bëj një grup të deputetëve për diasporën. Kjo me të vetmin qëllim që të formohet një koordinim nga të gjithë subjektet dhe çdoherë kur të diskutohet dhe të përfshihen çështjet e diasporës të gjithë ne të kemi të drejtën e mendimit”.

Ministri Çupi ka folur edhe për diasporën dhe regjistrimin e tyre. Ai tha se në bazë të statistikave zyrtare, 12.4 për qind e totalit të nënshtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut , janë në diasporë.

XHEMAIL ÇUPI, MINISTËR PA RESOR I ANGAZHUAR PËR DIASPORËN

“Por, në anën tjetër e dimë dhe jemi të sigurt se jo e tërë diaspora është e regjistruar.  Madje, me përgjegjësinë më të madhe mund të them se kjo është gjysma e diasporës. Kemi dy periudha, është periudha e parë ku kishte një entuziazëm, ku ishin të involvuar të gjitha palët për regjistrimin e diasporës. Dhe në anën tjetër mund të themi se periudha e demoralizimit ishte pas atij vendimit të famshëm që të shtyhet procesi i regjistrimit brenda territorit të Maqedonisë”.

Ministry Çupi i pyetur në lidhje protestën e mësimdhënësve  ka deklaruar se akti i protestës, apo grevës janë aktet më të larta demokratike, pa të cilën demokracia nuk mund të paramendohet, por ai  vlersoi se, për shkak se dy vite me pandeminë kemi kaluar, kjo nënkupton se fëmijët sapo janë kthyer në bankat shkollore, dhe është me të vërtet trishtuese që fëmijët të vendosen në mes të një procesi shumë të vështirë.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like