(VIDEO) Carovska: Të përdoren librat digjitalë, të denoncohet shitja e librave të shtypur

by admin
Spread the love

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Ministria e Punëve të Brendshme ka informacione dhe ka vepruar aty  ku janë shkelur të drejtat autoriale të autorëve dhe botuesve të teksteve shkollore. Kështu deklaroi ministrja e arsimit dhe shkencës, Milla Carovska duke iu përgjigjur pytjeve të gazetarëve, nëse institucioni që ajo udhëheq është i  njoftuar se disa librari shesin komplete të librave shkollorë për klasën e katërt, për të cilat nga ky vit duhet të përdoren libra digjitalë.

Milla Carovska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës

“Byroja për Zhvillimin e Arsimit nuk i ka dhënë miratim askujt për printimin e kopjeve. Nëse më thoni se ku janë, atëherë unë do ta raportoja drejtpërdrejt në Ministrinë e Punëve të Brendshme, siç bëra në rastet e mëparshme kur kisha informacione se një gjë e tillë ndodhi dhe ku kishte veprime”.

Carovska gjithashtu theksoi se inspektorët e arsimit janë vazhdimisht në terren për të kontrolluar nëse tekstet shkollore të fotokopjuara përdoren për klasat e katërta, ndërsa bëri apel që të përdoren versionet digjitale.

Milla Carovska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës

“Çdo prind që përpiqet të imponojë një libër shkollor të shtypur tek një nxënës e dëmton, nuk i bënë  mirë, sepse përdorimi i teksteve digjitale është krijuar me vetëdije për të marrë një shkrim -lexim më të mirë digjital, por gjithashtu për t’u treguar nxënësve se përdorimi i pajisjeve elektronike nuk është vetëm për lojë, por edhe mjet  për mësimin dhe marrjen e njohurive”.

Numri një i arsimit theksoi se është e kënaqur nga vijimi i i vitit shkollor 2021/2022 dhe  me gatishmërinë e shkollave dhe mësuesve për të pranuar ndryshimet dhe rezistencën me të cilën, siç tha ajo, dikush u përpoq t’i krijojë ato artificialisht, i bëhet vetëm dëm  arsimit dhe  nxënësve.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like