(VIDEO) Bytyqi duhet bërë gjithçka që zgjedhjet të mos kenë ndikim negative në ekonomi

by admin
Spread the love

Zëvendëskryeministri për çështjet ekonomike, Fatmir Bytyçi, beson se vendi do t’i rikthehet normave normale të inflacionit në vitin e ardhshëm, pavarësisht se siç thotë ai, do të jetë një vit rikuperimi nga të gjitha problmet ekonomike që kanë ndodhur ose tashmë po ndodhin që nga viti 2020.

FATMIR BYTYQI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

“Të dhënat e fundit tregojnë se tendenca dhe trendi i uljes së inflacionit po na shpien tashmë atje ku ishim. Presim që viti i ardhshëm të jetë në nivelin 2 deri në 2.5 % të inflacionit dhe në të njëjtën rritje të jetë edhe Bruto Prodhimi Vendor, vjetor”.

Bytyçi deklaroi se pavarësisht se vitin e ardhshëm kemi dy cikle zgjedhore , zgjedhje presidenciale dhe parlamentare, duhet bërë gjithçka që ato të mos kenë ndikim negativ në ekonomi.

FATMIR BYTYÇI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE E KONOMIKE

“Mendoj se muajt që kemi në dispozicion duhet t’i shfrytëzojmë me shkathtësi që të mos kemi ndikim negativ në ekonomi dhe në këtë mënyrë ta kthejmë jetën reale të qytetarëve në normat reale të rritjes”.

Të dhënat zyrtare tregojnë se inflacioni total tani është njëshifror pasi arriti në 19.8 % në tetor të vitit 2022.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like