(VIDEO) Bullgaria do t’i publikojë emrat e maqedonasve me pasaportë bullgare

by admin
Spread the love

Deputetët në Parlamentin e Bullgarisë në lexim të parë kanë miratuar ndryshimet në Ligjin për shtetësi bullgare, nga të cilat do të bëhet publik regjistrimi i personave qe kanë pasaportë bullgare. Eurodeputeti bullgar, Andrej Kovaçev, i cili njihet për qendrimet e tij anti-maqedonase, në Fejsbuk ka bërë një postim duke përshëndetur këtë vendim të deputetëve bullgarë.

Andrej Kovaçev, eurodeputet bullgar

“Ceremonia për objektet e shtetësisë bullgare do të jetë solemne dhe publike. Regjistri i përfituesve të shtetësisë bullgare bëhet publik. Me ndryshimin e fundit do të bëhen të njohur publikisht të gjithë qytetarët tanë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë marrë nënshtetësinë bullgare në 22 vitet e fundit në bazë të origjinës së tyre bullgare”.

Andrej Kovaçev theksoi se mijëra bullgarë maqedonas nuk kanë pse të shndërrohen ne bullgarë publikë vetëm pse janë të detyruar të fshehin origjinën dhe vetëdijen e tyre bullgare. Ai shtoi se bullgarët maqedonas bashkë me zyrtarët e lartë dhe familjet e tyre do të jenë të mbrojtur nga diskriminimi i institucioneve maqedonase.

Përndryshe, nga ndryshimet e propozuara, njohja e gjuhës bullgare do të jetë e detyrueshme për marrjen e nënshtetësisë bullgare, ndërsa gjatë procesit të aplikimit për nënshtetësi bullgare personi duhet të ketë precedentë të pastër penalë, jo vetëm në Republikën e Bullgarisë, por edhe në vendin e banimit. /SHENJA/

MARKETING




You may also like