(VIDEO) Bredhi pa tender i qytetit të Shkupit, prokuroria i bën thirrje policisë financiare ta hetojë rastin

by admin
Spread the love

Prokuroria Publike pret që Policia Financiare nëse ka qenë e ligjshme procedura e blerjes së bredhit të viti të ri pa hapur fillimisht një tender. Prokurorët e kanë bërë të qartë se në rast se nuk bëhet kjo, atëherë vet do të nisin hetimin.

Ndërkohë, ka reaguar kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, e cila u premton qytetarëve se në vitin e ardhshëm dekorimet do t’i fillojë që nga 20 shtatori, për të aritur në kohë. Ajo thotë se derisa po kërkohet raport për tenderin dhe kompaninë e ngarkuar për “zbukurimin” e qytetit sipas stilit të Vitit të Ri, nuk është e qartë pse përveç problemeve shumë më serioze në vend, si “vjedhja” për 30 vjet nga privatizimi, ndjekja e mijëra të papunëve nuk është temë e bisedës, por pema e Krishtlindjes dhe pse megjithatë ka kushtuar 30 mijë euro. Arsovska pohon se ka pasur shpallje publike për zbukurimin e qytetit, por as ajo dhe as shërbimet e Qytetit nuk sqarojnë se kur dhe ku është shpallur tenderi për të cilin janë shpenzuar 30 mijë euro nga arka e qytetit.

Danela Arsovska, kryetare e qytetit të Shkupit

“Shkupi është i trishtuar” dhe se “Shkupi nuk do të dekorohet” gjatë festave të Vitit të Ri , qyteti do të dekorohet edhe këtë vit, por për një shumë më të ulët se sa është shpenzuar çdo vit deri më tani për të dekoruar qytetin përmes blerjeve të dyshimta”.

Po ashtu kryetarja ankohet se kryeqyteti ka një buxhet si një komunë mesatare rurale në Serbi.“Dhe kini kujdes, po flasim për qytetin e Shkupit, i cili ka një buxhet prej 70 mijë eurosh, aq sa Çaçak”, thotë Arsovska. /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like