(VIDEO) Bojmacaliev: Për 6 vjet është kapur drogë me vlerë 426 milionë euro

by admin
Spread the love

Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev ka deklaruar se nga viti 2017 deri më vitin 2023 Departamenti i Policisë Kriminalistike ka sekuestruar drogë në vlerë prej 426 milionë euro. Këto deklarata ai bëri gjatë një vizite në Departamentin e Policisë Kriminalistike, ku pati një takim me udhëheqësinë e këtij njësiti organizativ. Bojmacaliev u informua për punën e Departamentit për Tregti të Kundërligjshme të Drogës, Armëve dhe Materieve të Rrezikshme dhe Sektorit për Kriminalitet të Përgjithshëm dhe të Dhunshme në kuadër të këtij Departamenti.

MITKO BOJMACALIEV, ZV/MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Nga data 14.09.2020 deri më 29.02.2024, nga Njësiti për Tregti të Kundërligjshme me Drogë, Sektori për Tregti të Kundërligjshme me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme pranë Policisë Kriminalistike, kanë marrë pjesë në gjithsej 1640 bastisje të banesave, objekteve dhe hapësirave ndihmëse, 1781 kontrolle të personave/automjeteve dhe 22 kontrolle në terren, për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër penale të kryer nga neni 215 të Kodit Penal. Nga liria janë të privuar 5815 persona. Në këtë mënyrë u shkatërruan 19 grupe kriminale, u ndërprenë 29 transporte ndërkombëtare të marihuanës, dy transporte të heroinës dhe kokainës dhe një transport me hashash. Janë parashtruar gjithsej 1566 kallëzime penale në lidhje me trafikun e kundërligjshëm të lëndëve narkotike, të kryera nga 1807 autorë”.

Në fushën e tregtisë së kundërligjshme të armëve, veprat penale zbuluara në këtë fushë karakterizohen kryesisht nga mbajtja dhe posedimi pa leje e një arme të vetme, municioni apo lëndës eksplozive nga individë, si dhe tregtia dhe mbajtja e armës pa leje në një masë të madhe lidhet me kryerjen e llojeve të tjera të krimeve, kryesisht në fushën e krimit të dhunshëm dhe të pronës, si dhe me trafikimin e kundërligjshëm të drogës.

MITKO BOJMACALIEV,ZV/MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Njësiti, i koordinuar me njësitë tjera pranë SPB-ve të ndryshme ka marrë pjesë në rastet kur në periudhën 2021-2023 nga liria janë privuar  gjithsej 64 persona, gjatë të cilave janë sekuestruar 84 lloje të ndryshme të armëve të zjarrit dhe 5050 fishekë të kalibrit të ndryshëm”, është theksuar nga udhëheqësia e Policisë së Kriminalistike”.

Ndërkaq, në informimin nga ana e udhëheqësisë së Departamentit u theksua se  në harkun kohor 2019-2023, Njësiti Kundër Korrupsionit ka ngritur gjashtë hetime penale ndërsektoriale dhe ka dorëzuar gjithsej 96 përpunime. Njësiti në koordinim me Drejtorinë e të Ardhurave Publike ka realizuar kontrolle në 17 qytete dhe 67 objekte që organizojnë lojëra të fatit dhe lojëra argëtuese, ku nga DAP-i janë mbledhur rreth 100.000.000 denarë në bazë të taksës për lojërat e fatit në buxhetin e shtetit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like