(VIDEO) Boçvarski: Janë kontrolluar vetëm shoferët që vozitnin autobusin e djegur

by admin
Spread the love

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoja Boçvarski, për aksidentin në Bullgari thotë se ka institucione që punojnë dhe hetojnë përgjegjësinë dhe në fund do të përgjigjen se ku ka qenë gabimi dhe sipas kësaj të gjithë do të përgjigjen. Ministri tregon se i kanë kontrolluar vetëm dy shoferët që po ashtu humbën jetën në këtë tragjedi, jo edhe të tjerët. Por, nëse do t’u kërkohet një gjë e tillë nga prokuroria ose MPB, ai shton se do bëjnë kontrolle shtesë.

Bllagoja Boçvarski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve

“Sa i përket përgjegjësive, për këtë aksident të rëndë, ka institucione që punojnë, hetojnë dhe në fund do e japin përgjigjen se ku është bërë gabimi. Lidhur me këtë secili do t’i bartë përgjegjësitë, për çështjet e këtilla. Ne i kontrolluam të dy shoferët që kanë vozitur këtë autobus, kur do të marrim informacion nga një organ kompetent, institucion, nga prokuroria ose nga MPB, cilët janë shoferët e tjerë që kanë kaluar, ne do t’i kontrollojmë menjëherë në bazën e të dhënave. Por, ne i kemi dhënë të gjitha dokumentet tek Prokuroria, ajo e ka bazën tonë të të dhënave sepse po punojnë për këtë person juridik dhe për këtë subjekt”.

Boçvarski thotë se janë në dispozicion për hetimin që bëhet për gjetjen e shkaqeve të aksidentit, dhe nuk duan që ministrië të luajnë rolin e organit hetues.

Bllagoja Boçvarski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve

“Kështu që qëndrojmë në dispozicion për hetimin, unë nuk dua që ne ministrië të shëndrrohemi në organ hetues dhe të mos japim asnjë informacion. Me rëndësi është që hetimi të vazhdoj në pajtim me procedurat dhe atë që e bën prokuroria, ndërsa ne të jemi për mbështetje dhe ti japim të gjitha dokumentacionet e nevojshme”.

Trembëdhjetë ditë pas aksidentit fatal në Bullgari ku humbën jetë 45 persona dhe u lënduan shtatë të tjerë, ende nuk janë gjetur shkaqet që çuan në djegjen e autobusit për vetëm disa sekonda. Gjëja e vetme që është bërë deri tani është marrja e licencës kompansië “Besa Trans”, për udhëtim ndërkombëtarë.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like