(VIDEO) Bit Pazar, nuk është vërejtur ndonjë rritje e çmimeve

by admin
Spread the love

Pas skadimit të masave qeveritare për ngrirjen e çmimeve, nuk është vërejtur ndonjë rritje e çmimeve të produkteve ushqimore bazë. Televizioni Shenja gjatë ditës së sotme vizitoi njërin ndër tregjet më të frekuentuar, atë të “Bit Pazarit, ku qytetarët deklarojnë se çmimet megjithatë janë të larta.

QYTETAR

“Ku ka lirë, krejt shtrenjtë, vetëm rriten çmimet, mos të ngriten tash, duhet të zbresin, vera po vjen, me qenë dimër në rregull, vera po vjen çmimet njejtë, ndonjëherë 60 denarë, e ndonjëherë 80 denarë, ndonjëherë 50, sërish bëhen 90

QYTETAR

“Janë të shtrejta në këtë kohë, gjithmonë kanë qenë më lirë, tash artificialisht janë ngritur çmimet, normal në bazë të disa çmimeve tjera”.

QYTETAR

Ma merrë mendja që ka pak dallim prej tjera ditëve, për ma shtrejtë e kam e fjalën, për ma shtrejtë”.

QYTETAR

“Kjo është katastrofë, krahasim me rrogatm në krahasim me penzionet,  më shtrejtë është apo janë të njejta çmimet, sikurse këtu ashtu edhe në markete. Këto janë  çmime evropiane”

Ndërkaq, kështu nuk mendojnë tregtarët, ata dekarojnë se çmimet janë më të ulëta, por sipas tyre, përsëri nuk ka shitje.

TREGTAR

“Çmimet janë më të ulëta se përpara, çmimet janë zbritur, por nuk ka shitje, s’ka populli para, nuk ka popullatë”

TREGTAR

“Çmimet janë më të lira se asnjëherë, por e bënë vet tregtia, vet prodhimi, interesimi i qytetarëve është i madh, por s’kanë me çka të blejnë”

Tregtarët gjithashtu ankohen se prodhuesit vendor, prodhimet e tyre i dërgojnë jashtë vendit, ndërsa këtu hasin në mungesë të pemëve dhe perimeve.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like