(VIDEO) Besimi: Fokusohemi te sistemi smart i menaxhimit të financave publike

by admin
Spread the love




Ministri i Financave, Fatmir Besimi, ka deklaruar se që nga fillimi i mandatit i është përkushtuar vendosjes së sistemit smart në menaxhimin e financave publike. Ai ka shpjeguar se ky sistem bazohet në strategji të qartë, qëndrueshmëri, përgjegjësi, i orientuar drejt reformave dhe është transparent. Besimi ka shkruar se  gjatë kësaj jave u miratua një nga ligjet reformuese të sistemit SMART nga kuvendi. Bëhet fjalë për Ligjin për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale, me të cilin bëhet një hap i rëndësishëm përpara në decentralizimin fiskal. Gjithashtu, në lexim të dytë kaloi në kuvend Ligji i ri për buxhetet, i cili në fakt është ligj krucial i sistemit të financave “të mënçura”, përkatësisht reforma më e madhe fiskale në dy dekadat e fundit.

FATMIR BESIMI, MINISTËR I FINANCAVE

“Ligjet u hartuan në mënyrë vizionare, fundamentale, inkluzive, përmes një procesi të gjerë konsultimesh me të gjitha palët e tanguara – ashtu siç duhet të jetë me reforma të tilla. Këto ligje, u përkrahën nga të gjithë deputetët në Kuvend, përfshirë edhe opozitën. Që të keni tablo të përgjithshme rreth reformës më të madhe në financat publike në dekadat e fundit në vendin tonë, do ta shqyrtoj esencën e këtyre dy ligjeve dhe ndryshimet që ato sjellin”.

Në kolumnen personale, Besimi është përqendruar edhe te çështjet buxhetore. Ai ka shkruar se Ligji aktual i buxhetit u miratua para 17 viteve, ndërsa gjatë viteve të kaluara kishte ndryshime dhe riprecizime shtesë, por trendet e reja, rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare dhe direktivat e BE-së që kërkojnë zgjidhje të reja për menaxhimin e financave publike. Prandaj, ka shruar se paraqitet nevoja për krijimin e ligjit të ri, që integrohet në konceptin e financave SMART. /SHENJA/


You may also like