(VIDEO) Bejli: Korrupsioni nuk mund të zgjidhet me një sanksion magjik nga SHBA

by admin
Spread the love

Ish-ambasadori i SHBA-së në Shkup, Xhes Bejli thotë se ndryshimet kushtetuese janë nzgjidhje e qartë për veton bullgare, por se do të jetë zhgënjyese nëse o të kishte  veto të re, që do ta frenonte rrugën drejt Bashkimit Evropian. Bejli, në intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, theksoi se është optimist se vendi do të hyjë në BE, por se nuk mund të thotë se kur do të ndodhë kjo.

Jess Baily

“Mendoj se SHBA-ja do të ishte e zhgënjyer nëse ndodhin veprime të mëtutjeshme të kësaj natyre. Përderisa kaloni përmes procesit dhe hapni kapituj, disa vende të caktuara do të dëshirojnë të binden se vetë kriteret janë përmbushur, kështu që do të ketë edhe çështje të tjera në rrugë… Ai do të jetë proces i gjatë, të kalohen disa kapituj, posaçërisht në sundimin e së drejtës. Vendi do të jetë nën mbikëqyrje të madhe, kjo është e qartë”.

Ai tha se edhe Marrëveshja e Prespës, si ndryshimet kushtetuese tani, ishte kritikuar në fillim, por se tashmë askush nuk e konteston epilogun pozitiv të saj.  Ai thotë se ndryshimet kushtetuese do ta përforcojnë pozicionin e shtetit.  Bejli theksoi se nëse shteti tnai nuk i fillon negociatat, nuk është e qartë se sa gjatë do të duhet të presë.

Ish-ambasadori amerikan, thotë se korrupsioni nuk mund të zgjidhet me një sanksion magjik nga SHBA  dhe se reformat në vend janë vendimtare për hyrjen e Maqedonisë së Veriut  në Bashkimin Evropian. Ai theksoi se SHBA mund të ndihmojë në këtë drejtim, por, thotë ai, korrupsionin duhet ta luftojnë institucionet dhe qytetarët e vendit.

Jess Baily

Mendoj se luftën kundër korrupsionit në vendin tuaj do ta forconin  veprimet e gjyqësorit dhe institucioneve në Maqedoni. Ndoshta sanksionet e SHBA-së apo ndoshta emërimet mund të ndihmojnë në këtë drejtim, por, në fund të fundit, qytetarët e vendit dhe institucionet e vendit do të duhet ta luftojnë këtë. Dhe kështu nuk është se do të ketë ndonjë sanksion magjik që vjen nga jashtë dhe zgjidh papritur problemet. Nuk mund të garantojë besim tek institucionet. Institucionet duhet ta meritojnë besimin.

Sipas tij në luftën kundër korrupsionit ka pasur përparim që nga koha e qeverisë së Nikolla Gruevskit.

/SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like