(VIDEO) BE-ja të mos humbë më shumë kohë, ta pranojë Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love




Nuk guxojmë të humbim nga ky moment për fillimin e bisedimeve të Bashkimit Evropian me Maqedoninë e Veriut. Kështu deklaroi sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropianе Bojan Mariçiq, në brifingun me përfaqësuesit e grupit punues pranë Këshillit të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Mariçiq gjatë këtij takimi informoi për procesin e integrimit evropian të vendit, për dinamikën e zbatimit të reformave dhe përkushtimin e Qeverisë në realizimin e tyre, veçanërisht në sferat kyçe të sundimit të drejtësisë, reformës në administratën publike dhe luftës kundër krimit të organizauar dhe korrupsionit.

BOJAN MARIÇIQ, ZËVEDNËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

“Qëllimi ynë strategjik mbetet anëtarësimi në BE, me përkushtim të plotë të reformave të cilat zbatojmë në atë rrugë për transformimine shoqërisë në përputhje me standardet e demokracive të zhvilluara të BE-së për standard më të mirë jetësor për qytetarët tanë, që në fakt është qëllimi i këtij procesi  dhe anëtarësimit  në BE”

Në brifing morën pjesë edhe delegatë nga të gjithë vendet anëtаrë të Këshillit të BE-së, si dhe përfaqësues të Drejtorsë së Përgjithshme për Zgjerim dhe Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëм,. Që siç thohet në kumntesën e sekretariatit për çështje evropiane, është dëshmi për interesin e perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut, por edhe dëshmi për përkushtim të BE-së për procesin e zgjerimit.

Përgjatë diskutimit i cili u zhvillua në takim, delegatët e konfirmuan progresin e vendit tonë dhe shprehën bindje se Maqedonia e Veriut do të dëgjojë lajm të mirë në Samitin e qershorit. Linda Ebibi /SHENJA/


You may also like