(VIDEO) BDI: VMRO është fabrikë e lajmeve të rrejshme!

by admin
Spread the love

VMRO- DPMNE ka vazhduar akuzat kundër familjarëve të kreut të BDI-së Ali Ahmeti. Deputeti i VMRO-së Dragan Kovaçki tha se  Qeveria e Kovaçevskit dhe institucionet nën kontrollin e tij, në vend që të heshtin, duhet të thonë nëse është paguar taksa e shitjes në Soravia dhe si është kryer transaksioni.

Dragan Kovaçki, deputet i VMRO-së

“A mos vallë nipi i Ahmetit përveç që nuk ka paguar asnjë denar për Soravinë, nuk ka paguar asnjë denar në emër të tatimit në shitje? Sipas asaj që kanë publikuar mediat në hulumtimin e tyre, nuk është regjistruar asnjë transaksion në Maqedoni? Pra, Ahmeti duhet të thotë se si është bërë blerja dhe përmes cilës rregullore tatimore”.

Kovaçki shtoi se pretendimet e Ahmetit dhe të tjerëve se kjo qendër tregtare është në humbje e me borxhe, janë të rreme. Ai sqaroi se sipas informacioneve të tyre në dy vite qendra e biznesit Soravia ka realizuar një fitim afër 2 milionë euro. Dhe e gjithë kjo kur nuk përdoret plotësisht.

Ndërkaq, BDI akuzoi VMRO-nëse ka dy vjet që është shndërruar në fabrikë lajmesh të rreme dhe propagandë që i ngjason asaj të Gebelsit.

BDI

“Lajme të rreme për gjuhën shqipe, lajme të rrejshme për migrantët, për marrëveshjen e Prespës, për bullgarizim, për inflacionin, për Korridorin 8, për krizën energjetike, për pandeminë, për Danella Arsovskën, për gjoja korrupsion, si dhe shumë tema të tjera”.

Nga BDI theksojnë se përveç lajmeve të rreme, VMRO-ja paralajmëroi qartë dhe zëshëm se i injoron të gjitha këshillat dhe përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për vazhdimin e rrugës europiane të vendit tonë.  Sipas BDI-së, VMRO DPMNE planifikon të izolojë vendin dhe të kthejë shtetin e kapur. /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like