(VIDEO) BDI shënon ndaras 21 vjetorin e themelimit

by admin
Spread the love

Pasi 21 vjetëve Bashkimi Demokratik për Integrim shënon përvjetorin e themelimit ndaras. Grupi i Ahmetit në Shkup, ndërsa grupi i zjarrit në Tetovë.

“Me rastin e 21 vjetorit të themelimit të Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër (e Hënë, 5 Qershor 2023), me fillim në ora 12:00 në hotel Aleksandar Palace në Shkup, kryetari Ali Ahmeti do të organizojë panel debat në temë “Fronti europian”. Në debat do të drejtohen: z. Ali Ahmeti, Radmila Shekerinska, Petar Arsovski, Gazmend Ajdini, Teuta Arifi dhe të tjerë.  Pas debatit, në ora 14:00, gjithashtu tek hotel Aleksandar Palace, z. Ahmeti do të ju drejtohet anëtarëve të partisë në një koktej me rastin e 21 vjetorit të ditëlindjes së BDI-së”, informojnë nga BDI.

Ndërkaq, Grupi i Zjarrit, i cili tanimë funksionon si fraksion brenda partisë do ta shënojë në Tetovë ditëlindjen.  “Të nderuara media, Fraksioni i Bashkimit Demokratik për Integrim nesër (05.06.2023) do të Shënojë 21 vjetorin e BDI-së. Ngjarja do të mbahet me fillim në ora 14:00 pranë Pallatit të Kulturës në Tetovë””, thuhet në komunikatën e Grupit të zjarrit.

Kjo është hera e parë që integristët festojnë ndaras. Përplasje brenda partisë ka pas gjithmonë, por ato janë eliminuar gradualisht.  /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like