VIDEO – Barriera anësore i çan makinën, shqiptari shpëton mrekullisht – Shqip

by admin
Spread the love

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Vasto të Italisë. Një shqiptar, 40 vjeç, ka shpëtuar mrekullisht pasi makina që po udhëtonte u ça nga barriera anësore e rrugës.

Siç shkruajnë mediat, për arsye që ende po hetohen, shqiptari ka humbur kontrollin e makinës. Ai ka përfunduar tek barrierat anësore që për habi kanë çarë makinën nga krahu i pasagjerit duke kaluar tej për tej.

Barriera ka dalë në sediljen ku qëndronte shoferi duke i shkaktuar atij plagë të rënda.

Siç raportojnë mediat, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes kanë pasur vështirësi për ta nxjerrë shqiptarin nga makina. Pas kësaj ai është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet i plagosur rëndë.

Siç duket edhe nga video, pasojat e aksidentit kanë qenë të rënda. Aty duket se si barriera ka çarë makinën ndërsa zjarrfikësit punojnë që ta presin. Shenjat e gjakut janë ende të dukshme teksa duket se shqiptari ka qenë me fat pasi e ka mbrojtur sedilja./tvklan.al

You may also like