VIDEO/ Baloteli nuk ndal golat në Turqi, por këtë herë bën më shumë bujë festimi i çuditshëm i tij

by admin
Spread the love

Mario Baloteli duket se po kalon një moment të mirë forme në kampionatin turk. Sulmuesi italian po rigjen veten si një golashënues në radhët e Adana Demirspor dhe ka shënuar 4 gola në 6 ndeshjet e fundit në kampionat.

Goli i tij i fundit në fakt nuk i solli pikë ekipit, i cili u mund nga Fenerbahçe me rezultatin 4-3. Por festimi i tij ishte ai i cili ra më shumë në sy.

Pasi i vodhi topin portierit, Baloteli e shtyu në rrjetë dhe pastaj vendosi të ulej këmbëkryq në tokë, duke vendosur fillimisht duart në kokë e pastaj priti shokët e ekipit, të cilët gjithashtu qëndruan të ulur si ai në heshtje të plotë.

SHIH VIDEON

Një skenë që zgjati vetëm pak sekonda, por që bëri xhiron e rrjetit si një tjetër shpikje e Balotelit.

PANORAMASPORT.AL

You may also like