VIDEO/ Bajernit i mjafton “Uragani” Kejn, kthehet në kryesim falë rekordmenit britanik

by admin
Spread the love

Ata që kishin dyshime për atë që mund t’i jepte Herri Kejn skuadrës së Bajern Mynih, duhet të kenë ndërruar shpejt mendje. Sulmuesi anglez vazhdon të shënojë me rregullsi dhe po ndihmon bavarezët të qëndrojnë në majën e klasifikimit, teksa vendos rekord pas rekordi.

Sot, në transfertën ndaj Këlnit, goli i Kejn ishte i vetmi i sfidës, duke i mundësuar Bajernit që të merrte tre pikë të arta që e bëjnë të kalojë përkohësisht Bajer Leverkusen në majën e klasifikimit të Bundesligës.

Ky ishte goli i 18 i Kejn në këtë kampionat, duke e blinduar edhe më shumë pozitën e tij si golashënuesi më i mirë, por edhe duke i dhënë një rekord të ri, Mund të duket e çuditshme por që sot ai është anglezi me më shumë gola në një sezon të vetëm në Bundesligë. Duke llogaritur që është vetëm java e 12-të, pakkush ka dyshime që ky rekord do të vazhdoje të përmirësohet vazhdimisht deri në fundin e këtij edicioni.

SHIH VIDEON

sdfsdffsfsfsfdsdf

PANORAMASPORT.AL

You may also like