(VIDEO) Avokati i Popullit pranon dhjetëra ankesa për faturat e rrymës

by admin
Spread the love

Qindra parashtresa nga qytetarët, shkelje e të drejtave dhe lirive të njeriut, mijëra lëndë të hapura nga Avokati i Popullit dhe disa të zgjidhura.  Kështu është raporti vjetor i Ombudsmanit për vitin 2021, titulluar, “Raporti vjetor mbi liritë dhe të drejtat e njeriut, mbrojtjen e tyre, avancimin dhe promovimin”.

Avokati i Popullit, Naser Zyberi njoftoi se një numër shumë i madh i ankesave janë si rezultat i faturave shumë të larta nga ana e EVN-së, dhe në këtë drejtim ai thekson se duhet të intervenohet  urgjentisht.

NASER ZIBERI, AVOKAT I POPULLIT

“Shpeshherë operatori, në këtë rast EVN, faturon llogari paushalle, pa e lexuar matësin e energjisë elektrike dhe jo çdoherë faturat e muajit pasardhës korrigjohen, respektivisht nivelizohen. Kjo i vë qytetarët në situatë jashtëzakonisht të palakshmueshme dhe prandaj institucioni Avokati i Popullit, do të ngrej edhe njëherë  iniciativë që të shihet mundësia që këta operatorë të bëjnë leximin më të shpeshtë të matësve, nëse jo për çdo muaj, të paktën për dy muaj”.

Po ashtu, ankesa të shumta siç tha Ziberi, janë për përmbaruesit. Ai thotë se do të ngritet nismë që të ndryshojë ligji për marrëdhënie obligative, që të kufizohet niveli i kamatës që ka debitori ndaj kreditorit, sepse kjo paraqet zhvatje të qytetarëve.

NASER ZIBERI, AVOKAT I POPULLIT

Një numër shumë i madh i ankesave janë si rezultat i faturimeve shumë të larta të borxheve si rezultat i kamatave. Në këtë drejtim mendoj se është e palejueshme që kamata të jetë trefish më e lartë se sa borxhi bazë që debitori e ka ndaj kreditorit. Mendoj se urgjentisht duhet të intervenohet. Avokati i Popullit do të ngre iniciativë, që të ndryshoj ligji për marëdhënie obligative dhe të kufizohet niveli i kamatës që ka debitori ndaj kreditorit”.

Me ministrin e Financave, Avokati i Popullit tha se janë në konflikt permanent, sepse nuk kanë mjete për të zhvillur aktivitete elementare. Brenda një vitit buxheti i institucionit Ombudsman, tha se është shkurtuar për 30%, këtë ai shton se e kupton si tendencë për ta ngulfatë institucionin, që të mos e bëjë monitorimin e institucioneve mbi të cilat ushtron ndikim.

Përndryshe, bëri me dije se brenda vitit 2021, Avokati i Popullit ka vepruar për 3075 lëndë. Nga ky numër i përgjithshëm dominojnë parashtresat e jurisprudencës, apo 436, 16.23%, pastaj janë të drejtat e fëmijëve me 254, të drejtat e konsumatorit 228, të drejtat nga mbrojtja sociale 218, marrëdhënia e punës 183, pastaj parashtresa për institucionet ndëshkimore-përmirësuese, marrëdhëniet pronësore juridike, urbanizmi, ambienti e tjerë. Emine Ismaili /SHENJA/

 

You may also like