(VIDEO) Autoritetet thonë se po angazhohen për sanimin e dëmeve nga vërshimet

by admin
Spread the love




Pas reshjeve të dendura të shiut mbrëmë, është duke u punuar për kompensimin e dëmeve të shkaktuara. Në Vinicë janë përmbytur mbi 60 objekte, dhe atje pothuajse është hequr uji nga objektet e banimit.  Gjithashtu është duke u punuar në infrastrukturën e hapësirës urbane të qytetit, sipas parashikimiт edhe këto sanime pritet të përfundojnë gjatë ditës, në rast se nuk do të ketë reshje të reja,  njoftojnë nga Qendra për Menaxhim е Krizave.

Ekipet e Njësitit Zjarrëfikës kanë qenë në terren mbrëmë deri në orën 23:00, gjatë së cilës kanë pasur gjithsej 20 intervenime, kryesisht në objektet afariste dhe shkolla. Në pjesën më të madhe, dëmtimet janë riparuar dhe në terren janë dy pompa dhe tre zjarrfikëse.

Nga komuna e Vinicës bëjnë të ditur se kanë filluar puna për vlerësimin e dëmeve, si dhe për ndërhyrjen e shpejtë të Komisionit për Vlerësimin e Dëmeve, ndërsa është paralajmëruar për mbledhjen e Shtabit të Krizave Komunale. Ekimi i Ndërrmarjes Publike “Solidarnost”- Vinicë, me një automjet dhe tre persona janë në terren për riparimin e rrjedhave të bllokuara të lumejve, si dhe pastrimin e mbeturinave  nga rrugët.

Edhe fshati Lazhan i Komunës së Dollnetit është përmbytur mbrëmë nga reshjet e shumta të shiut. Qendra për Menaxhimin e Krizave thotë se bëhet fjalë për pjesën e poshtme të fshatit, ku kalon kanali terciar.

Në Lazhan është ndërprerë rryma dhe janë evakuar një pjesë e banorëve të fshatit. Atje janë zënë mbi 30 objete dhe ende po punohet për pastrimin e tyre. QMK bën me dije se nëse nuk ka reshje të dendura shiu, gjatë ditës gjithçka do të jetë nën kontroll. Ndërsa banorët e këtij fshati thonë se situat tashmë po normalizohet. Linda Ebibi /SHENJA/ 


You may also like