(VIDEO) ASH: Rasti henbollistit si rasti i Sazdovskit, prokuroria bën ndarje etnike

by admin
Spread the love




Vepra të njejta penale, por gjykime të ndryshme. Aleanca për Shqiptarët sheh standarde të dyfishta nga Prokuroria në rastin e vrasjes së hendbollistit kroat Denis Tot. Sipas tyre, ky rast përngjanë me vdekjen e të riut maqedonas Nikolla Sazdovski. Tre të rinj shqiptarë u përndoqën nga Prokuroria Publike për vrasje të rëndë, për të cilën Kodi Penal parashikonte burg prej të paktën 10 vjetve. Por në rastin e hendbollistit Tot, Prokuroria përndjek autorët sipas një neni tjetër që parashikon dënim minimal prej 5 vjet burg.

HALIL SNOPÇE, ALEANCA PËR SHQIPTARËT
“Tragjedia e fundit është e ngjashme me atë të të riut, Nikolla Sazdovski. Edhe sipas përshkrimit të lëndës nga ana e prokurorisë, vërehet se dy rastet ja identike, dhunë fizike, goditje të kokës në send të fortë që ka sjellë pasojë vdekjen e kështu me radhë. Por, në mes dy rasteve ka një dallim të madh. Në rastin e Sazdovskit prokuroria ngriti padi për vepër penale vrasje sipas nenit 123, pika 2, paragrafi 1, ku parashihet dënim minimal prej 10 vite burg ose burg të përjetshëm dhe epilogun e dini të gjithë. Në rastin e fundit e njëjta prokurori, veprën e ka kualifikuar në bazë të nenit 123, por pika 1 ku dënimi është përgjysmë më i ulët dhe parashihet të paktën 5 vite burg”.

Aleanca për Shqiptarët pyet prokurorinë nëse po bën dallime etnike në përndjekjen e të dyshuarve për vepra të ngjashme penale.

HALIL SNOPÇE, ALEANCA PËR SHQIPTARËT
 “Pyesim prokurorinë çfarë ndryshoi në këto dy raste kur të gjitha rrethanat dhe veprimet janë të njëjta? Mos vallë jeta e një të riu kroat është më pak e vlefshme sesa jeta e një të riu maqedonas!? Apo ndoshta ndryshon fakti se në rastin e fundit sulmuesit ishin maqedonas dhe në rastin e Sazdovskit sulmuesit ishin shqiptarë!?”

Në rastin e Sazdovskit, dy të rinj shqiptarë Besir Bela dhe Skender Demiri u dënuan me nga 19 vjet burg në shkallë të parë, ndërsa apeli ua uli dënimin në 17 vjet burg. /SHENJA/

 


You may also like