VIDEO/ As bardhezinjtë nuk e ndalin dot, Interi fiton me përmbysje në shtesë dhe kthehet +14 nga Milani

by admin
Spread the love

Interi vazhdon të marshojë drejt titullit kampion dhe sot ka marrë një fitore që e afron edhe më shumë me këtë objektiv skuadrën e Simone Inzagit. Zikaltrit kanë triumfuar me shifrat 2-1 në transfertë ndaj Udinezes, në një sfidë ku suksesi erdhi në mënyrë dramatike në fund të ndeshjes.

 

Edhe pse skuadra kryesuese e Serisë A dominoi ndeshjen, ajo e pa veten në disavantazh në fund të pjesës së parë, pasi Samarxhiç i dha avantazhin Udinezes me një gjuajtje e cila gjeti të përgjumur Dumfris e Zomer, të cilët u ngatërruan dhe panë sferën të shkonte në rrjetë.

Një fillim i vrullshëm i pjesës së dytë solli penalltinë me të cilën Calhanollu barazoi shifrat, ndërsa zikaltrit kërkonin me ngulm edhe fitoren duke tentuar disa herë të gjenin golin e radhës.

Por kur dukej se kjo sfidë po shkonte drejt barazimit, erdhi goli i Fratezit, i cili siguroi tre pikë të cilat afrojnë edhe më shumë titullin, që është tashmë thjesht çështje matematikore deri në momentin e festës.

UDINEZE 1-2 INTER

40′ Samarxhiç /  55′ (p) Çalhanollu, 90’+5 Fratezi

GOLI I FRATEZIT (VIDEO)

GOLI I ÇALHANOLLU (VIDEO)

Goli i anuluar i Karlos Augusto (VIDEO)

GOLI I SAMARXHIC (VIDEO)

Okoje i mohon golin Çalhanollu (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

gfdsdfhg

PANORAMASPORT.AL

You may also like