(VIDEO) Arsovska zyrtarisht nis të udhëheq me Qytetin e Shkupit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në hapësirat e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska sot edhe zyrtarisht pranoi postin e kryetares së qytetit të Shkupit nga kryetari i deritanishëm Petre Shilegov. Arsovska njëherësh është edhe gruaja e pare që udhëheqë qytetin e Shkupit që nga pavarësia e shtetit.

Shilegov deklaroi se Arsovska shpejt do të njoftohet me problemet aktuale që I tangojnë qytetarët e Shkupit.

PETRE SHILEGOV, ISH-KRYETAR I QYTETIT TË SHKUPIT

“Unë pres që shumë shpejtë do të informohet me problemet në Qytet të cilat janë të kompleksuara në shumë sfera, megjithatë ekipi që është këtu me të vërtetë janë profesionistë dhe pres që të ketë punë të shkëlqyer”

Kryetarja e sapozyrtarizuar Arsovska e ka përmendur këtë zhvillim me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetet sociale.

DANELLA ARSOVSKA, KRYETARE E QYTETIT TË SHKUPIT 

“Që sot zyrtarisht kryetare e Qytetit të Shkupit dhe gruaja e parë që menaxhon kryeqytetin që nga pavarësia e Maqedonisë e Veriut. Sinqerisht, denjësisht, të përgjegjshëm, të përkushtuar fillojë së bashku që nga dita e parë të realizojmë vizionin e Shkupit modern evropian”

Në zgjedhjet lokale të vitit 2021, Arsovska si kandidate e pavarur fitoi me 28.130 vota më shuma sesa kandidati i LSDM-së dhe BDI-së Petre Shilegov. /SHENJA/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

You may also like