(VIDEO) Arsovska: Shilegov la vetëm murin e turpit, unë kam projekte për të 10-të komunat e Shkupit

by admin
Spread the love




Qyteti i Shkupit ka reaguar pas komenteve të eksponentëve nga pushteti qendror i drejtuar nga LSDM-ja lidhur me projektet e kryetares Danella Arsovska, e cila mbështetet nga VMRO-ja. Nga kabineti i saj, përmes një njoftimi për media, thonë se Arsovska  ka program për investime dhe zhvillim të balancuar në të 10 komunat e qytetit. Ndërsa, projekti më i madh i Shilegovit, siç thuhet në reagim,  ishte vendosja e barrierave të betonit në “Cvetan Dimov” në Komunën e Çairit, i cili u quajt “Muri i Turpit” nga vetë banorët e asaj ane. Po ashtu akuzojnë se Shilegov ka realizuar vetëm 5% të programit të tij.

Qyteti i Shkupit

“Programi i Qytetit të Shkupit përfshin projekte për të gjithë shkupjanët dhe për të 10 komunat e Shkupit, duke filluar nga projekti ‘Shkupi pa vendbanime të harruara’, pastrimi dhe rregullimi i shtratit të lumit në të dy anët e Vardarit që përfshin komunat Saraj, Gjorçe Petrov, Karposh, Qendër, Aerodrom, Gazi Babë. Qyteti i Shkupit në mandatin e tij katërvjeçar ka planifikuar ndërtimin e korsive të reja për biçikleta nga Buteli përmes Çairit deri në Qendër, dhe në 9 komunat e tjera, si dhe 5 parqe të mëdha në Çair, Gjorçe Petrov, Gazi Babë, Aerodrom dhe Kisela Voda”.

Në fillim të vitit 2022 qyteti fillon edhe me projektimin e rrethrrotullimit të ri në hyrje të Shkupit te Komuna e Sarajit dhe shumë projekte të tjera të cilat do të realizohen.

Më tej, thonë se, sulmet e fabrikuara nga ana e pushtetit qendror janë të përditshme, gjë me të cilën siç thonë, duan të mbulojnë dështimet dhe premtimet e rreme të parealizuara. Po ashtu ditët e fundit kishte reagime në opinion, të cilët thonin se Arsovska në programin e saj nuk ka investime për vendbanimet shqiptare.

Emine Ismaili /SHENJA/

 


You may also like