(VIDEO) Arsovska për djegien e urës: Politikanë mos bëni panikë!

by admin
Spread the love

Informacionet fillestare thonë se falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve, dëmet në objekt janë minimale dhe nuk kanë rezultuar në cenim të integritetit konstruktiv të urës, deklaroi kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, sot në një konferencë për media e mbajtur në urën “Bellasica”.

DANELLA ARSOVSKA, KRYETARE E QYTETIT TË SHKUPIT

“Përfitoj nga rasti për t’iu lutur të gjitha institucioneve që konsiderohen të prekura që të mos përhapin frikë dhe panik te qytetarët me pretendime të plota në lidhje me ndonjë dëmtim të pretenduar strukturor të urës”.

Arsovska theksoi se Shërbimet e Qytetit të Shkupit dhe ajo vetë që nga mbrëmja e parë kanë qenë në terren për të kontrolluar dëmet e shkaktuara nga zjarri.

DANELLA ARSOVSKA, KRYETARE E QYTETIT TË SHKUPIT

“Sot me mua është një nga ekspertët më të mëdhenj jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjerë, profesori Mihail Garevski, i cili gjatë javës së kaluar bëri kontrollet fillestare për të marrë konfirmimin dhe për t’u siguruar që në momentin kur ura është vënë në përdorim, nuk do të rrezikohet askush”.

Arsovska u bëri apel të gjitha institucioneve që të jenë në lartësinë e detyrës dhe fillimisht ti bëjnë të gjitha testimet e mundshme në urën “Bellasica”, siç po bën Qyteti i Shkupit, në mënyrë që, siç theksoi, të arrihet në një përfundim real, ku ura të mund të rindërtohet sa më shpejt të jetë e mundur të vihet në përdorim.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like