(VIDEO) Arsovska: Do të kursejmë por nuk do ta ndalim ndriçimin publik në Shkup

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Nuk do të ketë ndërprerje të ndriçimit publik në rrugët dhe bulevardet që janë nën kompetencë të Qytetit të Shkupit. Kështu siguroi kryetarja Danella Arsovska, duke folur për kursimin e energjisë elektrike, për shkak të krizës energjetike me të cilën po përballet vendi .

Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit 

“Sa i përket ndriçimit publik,  mund të them se Qyteti i Shkupit prej fillimit kur u paralajmërua kriza energjetike ka vepruar në drejtim të uljes së intensitetit të ndriçimit publik në rrugët dhe bulevardet që janë në kompetencë të Qytetit të Shkupit. Me asnjë kusht, Qyteti i Shkupit nuk do ta ndërpres ndriçimin publik në rrugët dhe bulevardet që janë nën kompetencë të saj, fillimisht për shkak se duhet të jetë prioritet siguria dhe  mbrojtja e qytetarëve”.

Arsovska prezantoi masat që do të ndërmarrin si Qytet i Shkupit dhe që do të rekomandojnë që të njejtat ti zbatojnë edhe ndërmarrjet dhe institucionet publike, për të kursyer energjinë elektrike.

Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit

“Do të veprohet drejtë përdorimit dhe zëvendësimit me etapa të dritave led dhe kemi dhënë rekomandim që edhe ndërmarrjet dhe institucionet publike ta bëjnë të njejtën gjë. Kemi dhënë rekomandime ndaj tyre gjithashtu, por edhe ne vetë, do të bëjmë kufizim të gjithë asaj që është ndriçim i rëndësisë jo jetike ose nuk është prioritet në ndriçimin publik, që janë ndriçimi i fasadave dhe reklamave. Përdorim racional i pajisjeve që përdoren nga objektet e ndërmarrjeve publike. Po bëjmë shkurtim domethënës në gjëra jo produktive”.

Në afat të gjatë, shtoi se do rekomandojnë instalimin e mbrojtjes termike adaptive dhe integrimin  e burimeve të ripërtritshme të energjisë, në mënyrë që të vendosen panele diellore në objektet e Qytetit të Shkupit.

Emine Ismaili /SHENJA/


You may also like