(VIDEO) Apeli ua hoqi masën e arrestit shtëpiak Dragi Rashkovskit dhe Trajko Veljanoskit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Edhe dy liri të fituara me qindra mijëra euro. Nga burgu është lëshuar edhe ish sekretari gjeneral i Qeverisë, që akuzohet për për keqpërdorim të pozitës dhe kompetencave zyrtare dhe pastrim parash Dragi Rashkovski si dhe ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, i denuar  për “27 prillin” në Kuvend”.

Rashkovski është liruar me garanci prej 192.980 euro. Garancia, përbëhet nga patundshmëri në Strumicë dhe një banesë në Shkup. Ndërsa garancia e ofruar nga Veljanoski për të dalë nga paraburgimi është 209.791 euro dhe përbëhet nga patundshmëri, gjegjësisht bëhet fjalë për shtëpinë në të cilën jeton. Që të dy ishin në burg shtëpiak, por gjykatësit e Apelit vlerësojnë se nuk do të ikin, as nuk do të ndikojnë tek dëshmitarët derisa të lirohen.

Lirimin e Rashkovskit e ka kundërshtuar VMRO-DPMNE-ja. Ato thonë se në vend që Rashkovski të dërgohet në burg, ai lirohet nga arresti shtëpiak.

VMRO-DPMNE

“Mbetën të paqarta çështjet, me cilën linjë Aleksandar Piperevaliev është kusheri i tij dhe si nga Drislla janë paguar 850 000 euro për eskavatorë? Rashkovski është personi që e mohoi edhe softwerin që ja shiti MPB-së edhe pse nuk i përgjigjet kërkesave të sistemit të kamerave. Rashkovski e mohoi ‘Leonardon’, pastaj doli video inçizim që e vërtetoi këtë. Skandali i Shik Jellak si dhe çështje tjera mbetën të pa zbardhura”.

Dy muajt e fundit janë liruar edhe dy persona tjerë nga burgu, pë rshkak të garancioneve me para. Në fund të dhjetorit, gjykata e liroi ish shefin e DKS-s Sasho Mijallkov, me një garanci prej 11 milionë eurosh. Ndërsa pas tij, në janar edhe Orce Kamçev, është liruar nga paraburgimi me një garanci bankare prej 11 milionë eurosh.

Emine Ismaili /SHENJA/


You may also like