(VIDEO) Apeli rrëzoi aktgjykimin për rastin “Target-Fortesa”

by admin
Spread the love

Gjykata e Apelit në Shkup e ka rrëzuar aktgjykimin për rastin “Target-Fortesa” nga shkurti i vitit 2021 dhe e ka cilësuar të pakuptimtë ankesën e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

GJYKATA E APELIT SHKUP

“Gjykata e Apelit në Shkup gjatë shqyrtimit të aktgjykimit konstatoi se gjykata e shkallës së parë gjatë trajtimit të këtij rasti ka bërë shkelje esenciale të dispozitave të Ligjit për procedurë penale, të cilat janë të natyrës absolute dhe të cilat kjo gjykatë i kushton vëmendje detyrës zyrtare, e cila ka sjellë deri te gjendja faktike dhe zbatimi i drejtë i Kodit Penal”.

Rasti i hapur për përgjimet masive të paligjshme ka rezultuar me 55 vjet burgim total, prej të cilave 12 vjet për ish kreun e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, për veprën penale “bashkim kriminal”, “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “marrja e një shpërblimi për ndikim të paligjshëm”. Mbrojtësit e Mijalkovit janë të kënaqur me vendimin e Apelit, por për momentin nuk komentojnë derisa të marrin vendimin me shkrim për të parë se cilat vërejtje nga ankesat e paraqitura janë pranuar nga gjykata.

Në shkurt të vitit 2021 Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski u dënuan me nga 15 vjet,  6 vjet iu dhanë Toni Jakimovskit, 4 Gordana Jankullovskës dhe 3 Nadica Nikoliq. Dënime me burgim me kusht prej 2 vjetësh janë shqiptuar për Marian Shumulikoski, Vlladimir Varellov, Vasill Isakoski, Valentina Simonoska dhe Silvana Zllatova.

Gjykata Themelore Penale në Shkup kishte urdhëruar katër nga të dënuarit e shkallës së parë që të kompensojnë dëmin për pajisjet e përgjimit të shkatërruara në  Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, por kjo nuk do të ndodhë pas anulimit të sotëm të aktgjykimit nga Apeli.

Qytetarët e dëmtuar, që kanë qenë objekt i përgjimit, janë urdhëruar nga gjykata që të kërkojnë dëmshpërblim në një proces gjyqësor civil.

Gjyqi filloi më 22 dhjetor 2017 ndaj 11 personave. Gjatë procedurës janë mbajtur 53 seanca, në të cilat janë dëgjuar 123 dëshmitarë, janë paraqitur 887 prova materiale dhe pesë ekspertiza. Një pjesë e madhe e mbi 200 personave të lënduar u dëgjuan.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

You may also like